Stuhia përfshin vijën bregdetare, boshatisen plazhet nga Vlora në Shëngjin

5 Gusht 2023, 12:55Sociale TEMA

Stuhia përfshin vijën bregdetare, boshatisen plazhet nga Vlora në

Stuhi dhe reshje shiu kanë përfshirë vijën bregdetare të vendit.

Qyteti bregdetar i Vlorës u përfshi nga stuhia paraditen e sotme duke krijuar trafik në rrugë.

Ndërsa deti është i qetë, dy tragete kanë mbërritur në port pa probleme, dhe dy të tjerë do të nisen.

Stuhi dhe reshje shiu kanë detyruar pushuesit të boshatisin edhe plazhin e Shëngjinit këtë fundjavë.

Shiu vjen pas temperaturave ekstrem të valës afrikane që përjetoi vendi ynë. Reshjet priten të kalojnë shpejt ndërsa rikthehet dielli me temperaturat e verës.

1 Komente

  1. K
    Karabobe

    Po në X-amil?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje