Letrat anonime që çuan në pushkatimin e inxhinierëve të naftës, Autoriteti i Dosjeve deklasifikon dokumentet

3 Gusht 2023, 09:40Sociale TEMA
Letrat anonime që çuan në pushkatimin e inxhinierëve

Autoriteti i Dosjeve ka deklasifikuar për publikun dhe studiuesit disa dokumente të tjera të ish-sigurimit të Shtetit, të cilat kanë të bëjnë me degën e Sigurimit në Sektorin e Naftës.

Dokumentet ofrojnë detaje mbi ngjarjet që kanë ardhur menjëherë pas arrestimeve, dënimeve me burg dhe pushkatim të disa të inxhinierëve nga pushteti komunist.

“Arrestimet e pjesës më të madhe të inxhinierëve të naftës u kryen më 25 mars 1975 dhe pas disa muajsh hetuesi, mes trysnisë dhe torturave, u dënuan ne vitin 1976 inxhinierët Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi dhe Nuredin Skrapari.

Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, për agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike. Sipas dokumenteve dhe dëshmive të të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasua me mbledhjet e Byrosë Politike dhe punës manipuluese nga ana e Sigurimit të Shtetit.

Inxhinierët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, ndërsa trupi i Koço Plakut është ende i zhdukur”, shkruhet në njoftimin e Autoritetit të Dosjeve.

Sipas AIDSSH, në dokumente jepen detaje për analizën vjetore të punës në sektorin e sigurimit të naftës në atë kohë, planin e masave agjenturore operative, informacion mbi avaritë e ndodhura në punën e kërkimit për naftë etj…

13 Komente

  1. D
    Davidi

    Erion Veliajt s'kane per te munguar kurre. Ata jane udhetare ne kohe.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet

      Qaheshim nga letrat anonime qe dergonte saliu me komunistet e tij,sot i dergojne saliut dhjerokrat me spiunin dixhital,lloj lloj anonimesh me ze e figure si vidio e metes qe na e nxoren te montuar

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bashkekohesi

        Na rrofsh Karin o Kaloc,ata bythqirat inxhinjeret e naftes punuan si spiune te rendomte te sigurimit dhe pse ishin te denuar vazhdonin punen brenda ne degen e punve te brendeshme Fier.Boll se na hapet barkun

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtesia e munguar

          Ti o Bashkëkohës në fakt të ka ngelur koha mbrapa. Këta inxhinierë kanë qenë njerëz tejet të respektuar në shoqëri. Populli I I Fierit, Patosit dhe Kuçovës janë shokuar dhe zhgënjyer tej mase me arrestimet e tyre. Kurdoherë u fol me respekt për ta.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Moisi Golemi

          Mirë ua bënë. Një palë specialistë thoshin që KA naftë, duke treguar provat shkencore. Pjesa tjetër, ata që u dënuan, këmbulnin që NUk KA. Përfundimisht, ja ku po del dita ditës, që naftë kishte dhe madje në sasira rekord në Europë, por ata ishin interesuar të mos e zbulonin, që të goditej ekonomia. Plumbin kokës dhe mbaroi ky muhabet.

          Përgjigjjuni
          1. e
            emini

            Haha!!! Shume mire e thua!!!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luli

              Ti qe thua,"plumbin kokes dhe mbaroi historia", je njeri pa ndjenja, vec nje kafshe dhe plumbin e marrsh jo nga njeriu, po te vrafte peredia.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Moisi Golemi

                Luli, plumbin pak e kishin. Plas nga inati tani, se nuk zhbëhet më. Të njëjtin fat pësofshin dhe sabotatorët e sotshëm dhe të së ardhmes!!

                Përgjigjjuni
              2. A
                Akoma ka nga keta keqberes ne shpirt.

                Ti Moisi duhet te jesh ndonje nga ata injorante qe shkruanin letra anonime,duke mare ne qafe njerez,te ditur,te nderuar dhe te respektuar.Sa per dijeni nxjerja e naftes record i perket periudhes se tyre.Ato ishin fantazite e sadistit EH,qe here pas here "zbulonte" grupe armiqesore,per te mbajtur ne ankth gjithe ata qe I kishte rrotull,per te konsoliduar pushtetin e tij,si Makbethi.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Moisi kokloqia

                  o Moisi , keshtu nuk te ekzekutonin as nazistet o lamash plere komuniste ... po sikur ne vend te tyre te ishte babai yt , cdo thoshe ?? Mire ja ben , plumbin kokes ....a ore kokloqe , po dybek ke mbetur ore lango rrugesh ??

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Patriot

                  Shoku Moisi dhe shoku bashkekohes keni shume te drejte1000% qe te tallni leshte me intelektualet e pushkatuare kur antari i sigurimit Berisha ju mbrojti per 30 vjete duke na quajture te gjithe bashkefajtore. Koha vazhdon, tani qe gjoja legjislacioni ndryshoi gjoja per mire, dosjet hapen vetem per gazete dhe propogande si ne kohen e Dulles. Kjo vrasje ka autore, dhe autoret duhet denuare. Zoti Kaloci qe dosjet te kene vlera publike duhet te shoqerohen dhe me denimin e autoreve, per ndryshe quhet propagande dhe njerezit jane super ngopur me te per 80 vjete.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bashkekohesi

                    Patrioto qenke me keq se ish sigurimsat e kohes pordhes.Denimet nuk behet se te do trapi ty e mua,por duhen fakte ne gjykate .Nese ka qe kane shkelur ligjin e kohes siguriht qe duhet te denohen por pas 100 vjetesh zor se gjen kend gjalle

                    Përgjigjjuni
                  2. J
                    Jeta

                    Njësoj si kallëzimi në SPAK nga LSI dhe PD për inceneratorët, shpif se diçka do dalë, përsëritet historia!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje