Kërkoi ndihmë për Gencin, reagon e shoqja: Përulem përpara dashurisë suaj

2 Gusht 2023, 10:54Sociale TEMA
Kërkoi ndihmë për Gencin, reagon e shoqja: Përulem

Aktori Genc Fuga prej disa ditësh po përballet me vështirësi shëndetësore, pasi ka pësuar goditje në tru. Deri më tani aktorit i është dashur të futet në dy operacione.

Lajmin për gjendjen shëndetësore të aktori e dha bashkëshortja e tij, Eni Jani, e cila kërkoi ndihmën e kolegëve dhe të gjithë ndjekësve që të mund të siguronte shumën prej 19 mijë euro që duhej për ndërhyrjen kirurgjikale, shumë e cila u sigurua në vetëm 1 orë.

Ndërkohë sot Eni Jani ka ndarë një foto Genc Fugën, dhe krah saj ka falënderuar të gjithë të njohur e të panjohur që i qëndruan pranë në një moment kaq të vështirë.

“Të dashur miq, të njohur dhe të panjohur, sidomos ju të panjohur që madhështinë e Gencit e sollët aq ngrohtë tek unë me respektin e simpatinë për të. 

Ju drejtohem duke ju thënë se nuk kam ditur asnjëherë të jem e mirë me fjalën, por fjalët e zemrës nuk i kam kursyer asnjëherë sepse janë gjithmonë të vërteta e kur janë të vërteta janë të ndjera. E vërteta ime është dashuri dhe respekt për gjithsecilin nga ju që ishit pranë nesh.

Përulem përpara dashurisë suaj ashtu siç përulem në skenë përpara duartrokitjeve tuaja.
Ju dua!!!”, ka shkruar Eni.

1 Komente

  1. a
    arber

    Faleminderi ti moj Zonje qe dole publikisht per ndihme sepse tregove nje Shqiperi ndryshe nga ajo e pazareve dhe politikave PPP dhe propagandave te klubeve. Eshte nje turp qe sot Shqiptaret nuk mund te kene kete lloj asistence shendetesore ne vend, por duhet te ikin jashte te gjejne meshire. Faleminderit qe Shqiptaret kuptuan edhe nje here se ku jane ne Europe..te fundit ne shendetesi , arsim, punesim etjjsi ketu edhe para 100 vjeteve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje