Gjobitje për hedhjen e mbeturinave në rrugë, ministrja Kumbaro publikon rastin në Vlorë

1 Gusht 2023, 14:49Sociale TEMA

Gjobitje për hedhjen e mbeturinave në rrugë, ministrja Kumbaro

Hedhja e mbetjeve jashtë zonave të përcaktuara apo koshave përbën krim mjedisor. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka publikuar sot një video në rrjetet e saj sociale, ku denoncon rastin e dy automjeteve në aksin Vlorë – Orikum të cilat në mbrëmje hedhin mbetjet jashtë koshave.

“Ja ç’ndodhi në aksin nacional Vlorë-Orikum, ku dy makina private njëra pas tjetrës shkojnë natën si kusarë dhe hedhin mbeturinat jashtë kazanëve pavarësisht se kazanët janë bosh! Me të tilla raste përballen ekipet e pastrimit çdo ditë, nga individë e biznese, që publiken e shohin si tokë pa Zot dhe i hedhin kuturu plehrat, jashtë pragut të tyre”, shkruan Kumbaro, duke njoftuar angazhimin e Policisë së Shtetit për ndalimin e autorit dhe Policisë Bashkiake të Vlorës, e cila i ka vendosur gjobë qytetarit.

Flukset e larta turistike gjatë muajve korrik dhe gusht kanë sjellë mbipopullimin e bashkive bregdetare, ku në gjashtë prej tyre po punohet me kapacitete të dyfishuara pastrimi falë mbështetjes së Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Vazhdimisht ministrja Kumbaro ka bërë thirrje për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe bizneseve, për të respektuar oraret në hedhjen e mbetjeve.

“Skuadrat tona të Agjencisë Kombëtare te Bregdetit dhe të Bashkive janë 24 orë në territor duke mbledhur plehra, pastruar koshat, dezinfektuar. Por më besoni, nuk do t’ia dalim dot nëse: nuk kemi të gjithë vëmendje që të kontribuojmë sadopak për të ulur volumin e mbetjeve, për t’i paketuar mirë nëpër qeset sanitare, për t’i hedhur vetëm në koshat e dedikuar, për respektuar oraret kur bizneset duhet t’i nxjerrin”, është shprehur më herët Kumbaro.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit, Shqipëria ka mikpritur mbi 3,4 milionë vizitorë të huaj, ose 33% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022.

 

4 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Shyqyr qe kemi nje ministre pastertore si Mirela Kumbaro Furxhi.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maloku

      Nuk kuptojnë me 5000 lekë (të reja). Dhjetëfishoje gjobën.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirjan

        Filloni edukimin neper kopshte e shkolla,qe te mos shtohen plehraxhinjte.Te diferencohen mbetjet qe ne shtepi,ne burim.Cfare me mbeti ne dore? Ku shkon letra,ku qelqi,ku plastika e alumini,ku te tjerat te padiferencuara...kaq! Do te mjaftonin 4 ndarje si fillim.Nuk eshte e veshtire.Sa per te medhenjte,njohin vetem drurin...gjobat pa meshire.

        Përgjigjjuni
        1. e
          e verteta

          Ne Amerike te hedhesh nje kanace ne rruge merr gjobe $600 ose 1 vit burg kurse ne Shqiperi te hedhesh 2 thase me plehra ndeshkohesh vetem $500.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje