Kërcënuan se do reduktonin autobusët, Veliaj iu përgjigjet shoqatave të transportit publik: Kush nuk del në punë, humbet automatikisht licencën

31 Korrik 2023, 17:14Sociale TEMA
Kërcënuan se do reduktonin autobusët, Veliaj iu përgjigjet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dhënë përgjigje ultimatumit të Unionit të Transportit Publik, i cili lajmëroi se nga dita e sotme do të reduktojë autobusët urbanë në kryeqytet.

Duke e cilësuar një pabesi ndaj qytetarëve të Tiranës, sidomos në një periudhë me temperatura mjaft të larta, Veliaj tha se qëndrimi ndaj cilësdo linjë që ndërmerr një vendim të tillë do të jetë i ashpër, deri në heqjen e licencës.

Sot kemi pasur një ultimatum të padrejtë dhe të pandershëm nga të gjitha shoqatat e transporti publik të Tiranës. Kur dikush të vendos një ultimatum në temperaturë 40 gradë, sigurisht që mund t’i përgjigjesh vetëm në të njëjtën mënyrë. Premtimi im është: Kush nuk del sot në punë do të humbasë automatikisht licencën. Më rezulton se deri në këtë orë kanë dalë të gjithë në punë, por ftesa ime është që, në 2023-shin, kjo nuk është mënyra për të ecur përpara. 

Nuk ecet përpara me ultimatume. Jo të paktën me këtë kryetar bashkie dhe me këtë Bashki të Tiranës. Nuk bëhet kjo në pabesi, në një fundjavë mes korrikut dhe gushtit, nuk bëhet në një qytet që, në fakt, është i vetmi që subvencionon transportin publik, që paguan edhe për studentët që udhëtojnë falas, që i ka kompensuar edhe naftën edhe karburantin operatorëve,” u shpreh Veliaj.

Ai tha gjithashtu se së shpejti do të vihet në funksion linja publike e transportit kryeqytetas.

Ne mund të kompensojmë ato që realisht janë në faturat e shtetit dhe në raportimet që bëhen pranë Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve financiare të Republikës së Shqipërisë. Çdo faturë tjetër, që është imagjinare, ose që ndodh në të zezë, për ne nuk ka si të justifikohet. Kështu që, kërkesa për operatorët është formalizimi! Sigurisht, mësimin që nxorra këtë fundjavë do ta shfrytëzoj për të ecur edhe më shpejt me një linjë publike dhe me ndërtimin e një autoriteti të transportit publik. 

Megjithatë, besoj se ishte e pandershme që Bashkia e Tiranës të shantazhohej në një mënyrë të tillë, ndërkohë që kemi 8 vite që e provojmë se askush nuk mund ta shantazhojë Bashkinë e Tiranës. Ndaj, më vjen mirë që i thirrën mendjes edhe sot dolën në punë. Megjithatë, nëse gjatë orëve të ditës dikush do të çedojë në shërbim dhe do t’i rikthehet atij ultimatumi banal që patëm në fundjavë për të ndërprerë në mënyrë të paparalajmëruar transportin publik në Tiranë, sigurisht që nuk do të ngurroj,” deklaroi më tej Veliaj.

9 Komente

  1. t
    tomi

    Fiqshitesi burri i arioles a si e ka ajo biba, kercenon mashtruesi ordiner qe e bani tiranen hale me ndertime pa asnje kriter

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prec Ulaj

      Erioni eshte shume i vendosur, nje manaxher i mire, merr vendime te drjta, i del ne krye cdo situate.

      Përgjigjjuni
      1. b
        belo gishti na u zhduk

        po te ishte bere belo pak ezmer sipad saliut,sot do kishim transport falas.shoqata te punesoj belon e ti tregoj sekretin si dilet nga situata.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Cfare bere me iceneratoret? Po Bechetit ja paguat kestin e dyte 30milion euro? Te parin e mori . Po kete anijen me gaz te lengshem ne Vlore qe i paguani 80 mije dollar ne dite... Je per ne giotin ti bastard bashke me kerricin e Vucicit qe as trasportin publik nuk i siguroni popullit. BASTARDER!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dhembeli

            Bravo!!!! Po deshirojne le te bejne shaka me miellin e gjermanit

            Përgjigjjuni
            1. v
              vilson

              Ky eshte vrndimi me i drejte per hajdutet e pa ngopur... TU HIQRT LICENCA PLERAVE SE SHERBIMI URBAN ESHTE SKANDALOZ.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dhembeli

                Nuk është e ndershme të fshihesh pas pseudonimit të tjetrit , o Dhembeli !

                Përgjigjjuni
                1. a
                  autobuzaxhi kamzali hale burre

                  Jam dakord që Fiqi është burrë i poshtër, ama ju lutem, mos i trajtoni pronarët e autobuzave si luftëtarë për të drejtat tona. Unë për vete udhëtoj shpesh me autobuz. Transporti publik është tepër i domosdoshëm. Shtresat e paprivilegjuara të qytetarëve ecin me autobuz, jo me makinë private. Unë akuzoj Fiqin si përkrahës i interesave meskine të firmave të autobuzave, se kanë bërë horrat lloj-lloj shkeljesh në favor të vetes e në kurrizin e qytetarëve me bekimin e bashkisë. Prandaj, nuk më rruhet kari fare nëse Fiqi ua heq licencat, sepse pronarët e firmave të transportit janë motërqira me origjinë nga Anglia dhe Belgjika dhe nuk e hapën aktivitetin për hallin tim si qytetar. O Fiqo, ti derr je, po ça të bej unë që të them dajë nga halli!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Adi

                    Mashtrime! Keto punet e pista i ben vete lali, eshte mjeshter per pazare te zeza.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje