
Piku i sezonit turistik dhe fundjava kanë sjellë fluks të lartë makinash që vijnë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri. Kjo ka sjellë radhë të gjata automjetesh që prisnin për të kryer procedurat kufitare në pikën e kalimit në Qafë Thanë.
Sipas autoriteteve te kufirit kjo është pasojë e numrit të madh të pushuesve që kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut në vendin tonë gjatë këtyre ditëve dhe janë duke u kthyer në vendin fqinj.
Gjatë 48 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë kanë hyrë më shumë se 9 mijë qytetarë dhe për të përballuar fluksin në dalje, policia jonë kufitare në Qafë Thanë po punon me katër sportele, ndërkohë që në anën tjetër po punohet me tre sportele.
Nga pika e kalimit kufitar Kapshticë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla kërkoi nga uniformat blu që të punojnë me kapacitet të plotë për shmangur vonesat e panevojshme. Të njëjtën gjë Balla u kërkoi edhe autoriteteve greke të cilave u bëri thirrje të shtojnë sportelet.
Lini një Përgjigje