Përkujtohet 110 vjetori i lindjes se prof. Koço Gliozhenit, Manastirliu: Themeloi shërbimin e Obstretikë-Gjinekologjisë, bëri revolucion në mjekësinë shqiptare
Përkujtohet 110 vjetori i lindjes së prof. Koço Gliozhenit, në një ceremoni të organizuar me familjarë, miq e kolegë të mjekut të njohur.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj, vlerësoi rolin e profesor Koço Gliozhenit për krijimin e shërbimit të Obstetrikë-Gjinekologjisë.
“Profesor Koço Gliozhenin, një njeri i cili ka kontribuar në mjekësinë shqiptare, në fushën e obsetrikë-gjinekologjisë, si një person që ka bërë revolucion në mjekësi. Thuhet që kohët e vështira prodhojnë njerëz të fortë dhe njerëzit e fortë prodhojnë kohë të lehta për ata që vijnë më pas”-u shpreh Ministrja Manastirliu.
Duke folur për investimet në Maternitete, Ministrja Ogerta Manastirliu tha:
“Jam e bindur që nuk do të mjaftojnë as 5 maternitetet e reja që kemi ndërtuar, po as edhe gjithë volumi i punës që po bëjmë në dy maternitetet e Tiranës, sepse sugjerimet e profesor Koço Gliozhenit do të ishin tek mbështetja e njerëzve, tek mbështetja e burimeve tona njerëzore, tek mbështetja e profesionistëve, që ne të bëjmë më të mirën tonë për ta” – tha Ministrja Manastirliu.
Respekt per Prof. Dr. Koco Glozheni. Njeri i respektuar dhe i dashur me te gjithe.
Kete sherbim e the elvis Dr Jani Basho por ku mer vest kjo doctored s hkencave qe ka uzurpuar mjeksine Turp
Mos u çudit Luzat, kur te ngrene me katapulte nga studente kimie ne drejtoreshe e ministreshe normal qe nuk ke si ta dish apo do te besh sikur nuk e di historine se kush e themeloi e kush perfitoi. Por nje gje e ka thene sakte ministresha, qe Koco Glozheni beri revolucion ne mjekesine shqiptare. Jo revolucion per perparimin e dijes dhe shkences por revolucion ne ngritjen e nivelit te poshtersise dhe te mosmirenjohjes sic nuk kishte ndodhur ndonjehere me pare. E keni ne minuten e 16 te intervistes se dr.Jovan Basho, nipit te te madhit Jani Basho: https://m.youtube.com/watch?v=hG0uBjD909k
Ca shendetesie i siguron popullit o sterdhembeshe e mykur ne korrupsion?!