Nga e hëna reduktohet numri i autobusëve të transportit publik në Tiranë

29 Korrik 2023, 16:15Sociale TEMA

Nga e hëna reduktohet numri i autobusëve të transportit publik

Unioni i Transportit njofton se duke nisur nga e hëna linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojnë me mjete te reduktuara.


Në një deklaratë, Unioni bën të ditur se shkak për reduktimin e mjeteve të transportit publik në qarkun e Tiranës janë sfidat dhe shqetësimet më të cilat, sipas tyre janë përballur operatorët e këtij shërbimi së fundmi.

‘Unioni Transportit Publik njofton me keqardhje se duke nisur nga dita e hënë shërbimet e Transportit publik në qarkun e Tiranës për të gjitha linjat urbane qytetase do të funksionojë me mjete të reduktuara.

Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe e shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur këto kohët e fundit’-  thuhet në njoftimin e tyre.

Nga e hëna reduktohet numri i autobusëve të transportit publik

4 Komente

  1. B
    Berti

    Cilat sfida ? Nuk ju del hesapi ? Verifikoni vetem autobuzin e porcelanit. Nga ora 06.oo deri ne oren 10oo te gjithe autobuzet e linjes jane plot te mbushur si me sardele me rreth 200 pasagjere ne autobuz.Me e bukra eshte qe shumica e faturinove vetem mbledhin leke pa dhene fare bileta.Nga ora 10.oo deri ne oren 13.oo ka ngarkesa mesatare. Pas kesaj ore deri naten vone eshte plot.Ka qene cdo 5 min. tani vjen cdo 10 min. e te shtuna e te diela cdo 15 min. Verifikojini keta qe ju thashe pasi jane te sakta. Udhetoj rregullisht cdo dite me kete linje dhe eshte e sigurte qe faturinot nuk presin as 10% te biletave.

    Përgjigjjuni
    1. u
      uskania

      Çerekun e fitimeve ua vjedhin fatorinot me shoferët.Bini legenit!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Ku eshte belo gishti

        I kërkoni ndihme atij jevgjit beli qe na nxori gishtin e mesit dhe ju fut mbrapa,ai do na bënte transportin falas pa veshtirsi dhe ju jeni ne veshtirsi

        Përgjigjjuni
        1. A
          Abazi

          "Keq me burre e keq pa burre,me mire te mos martohesh kurre.Kerkuan rritjen e cmimit biletes 30 lekeshe se u rrit cmimi naftes,vajti 40 lek.Kerkuan te shperbleheshin se ra COVIDI se nuk kishte udhetareetj.Ata ga dhe Bashkia na.Po tash qe nafta vajti ne koatat e saj perse nuk kerkojne te ulet cmimi por duan akoma priviligje.Bashkia duhet te kete per mendimin tim,dy kompani private rezerve dhe keto qe jane te lidhin kundrata te rregullte:kush nuk e zbaton te zvendesohet menjehere.Ne cdo stacion te kete tabela elektronike ku te kete afishuar orarin e mbritjes dhe nisjes te autobuzit dhe kush nuk e zbaton te zvendesohet me autobuze rezerve,se shoferet rrine ne stacione sa u do qefi,biles ndalojne ne rruge kur u del perpara atij ose faturinos ndonje shok per ta takuar.Ndryshe nuk rregullohet kjo pune:hip se te vrane,zbrit se te vrane ose cfar uje i ke dhene gomarit.Ne fund e ha populli i thjeshte.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje