
Njësitë e Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në terren këtë vit për të përballuar valën ekstreme të të nxehtit kanë ardhur në ndihmë të qytetarëve dhe të turistëve.
Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se turistët dhe qytetarët kanë pasur mundësinë që të marrin asistencë mjekësore edhe gjatë shëtitjes së tyre nëpër qytete si Tirana, Durrësi, Elbasani, Berati, Gjirokastra e Shkodra.
“Nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Berati, Gjirokastra e Shkodra????????mbi 5 mijë qytetarë e turistë kanë marrë shërbim në kohë në 9️⃣ Njësitë e Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në terren, gjatë ditëve të të nxehtit ekstrem“, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje