Jo të gjithë bëjnë pushime! Studimi: 60% për qind e shqiptarëve nuk munden

27 Korrik 2023, 21:40Sociale TEMA

Jo të gjithë bëjnë pushime! Studimi: 60% për qind e

Tirana gëlon nga turistët. Në qendër takojmë turistë të ardhur nga Turqia që kërkojnë këngën e Qemal Ataturkut.

Tetë milionë turistë parashikohet ta vizitojnë vendin tonë këtë vit. Po shqiptarët arrijnë dot të bëjnë turistin. Sipas një anketimi të përvitshëm të Barometrit të Ballkanit për 2023, 60% e shqiptarëve nuk arrijnë të përballojnë dot shpenzimet për të bërë një 1 javë pushime.

“Unë punoj në ndërtim. Kam 4 vjet që nuk shikoj det me sy. Marr rreth 20 mijë lekë të vjetra në ditë, kam një fëmijë dhe gruaja nuk punon. Unë punoj 15-20 ditë në muaj. Me borxhe jemi“, thotë një qytetar.

“Për pushime nuk bëhet fjalë. Unë punoj në fast food. Në shtëpi do të qëndroj se nuk kam para për të marrë rrugën për pushime as deri në Durrës”, shprehet një tjetër.

“Një dhomë minimumi shkon 70 mijë lekë. Shezlongu kushton 20 mije lekë dita. Një drekë me gjërat më të thjeshta arrin 100 mijë lekë. Ku të pushoj unë që marr 400 mijë lekë në muaj“, tregon një zotëri.

“5% e shqiptarëve pushojnë 95% nuk munden. Ad me bukë, djathë e domate nuk ia dalim dot”, thotë një tjetër qytetar.

4 Komente

  1. t
    toni mavrija

    Sistem i padrejtesise , sistem i poshtersise, sistem i hajduterise.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lulezim B.

      E para njehere kjo me duket qesharake,sepse ne kapitalizem jo te gjithe pushojne ne behar,e dyta kush e ka bere kete sondazh,ballkan barometer thuhet,e treta cfare kane deklaruar njerzit apo shqiptaret,qe zakonisht ‘vuajne per buke’,e katerta me parate qe qarkullojne ne Shqiperi,me parate e emigracionit,me evazionet fiskale e me korupsionin qe behet kudo,qe nga politikanet e cdo niveli,tek arsimi e mjeksia,tek policia e tek gjykatat eshte e pamundur te deklarohen 60 per qint te pamundur ekonomikisht qe te mos bejne pushime.Vetem per te pastruar shtepine nje puntore merr 30-50 mije leke te vjetra,per 5 ore.Vetem ndonje derdimen sot mund te mos beje pushime.Shiko se cfare behet me transportin ajror nga Rinasi,kemi dale aeroporti i pare ne Ballkanin Perendimor,jo vetem per rritjen e pasagjereve por edhe per numrin vjetor te pasagjereve.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Kur dëgjon ramëm duket sikur 98 % e shqiptarëve shkojnë per pushime. Mashtrimi ,gënjeshtra,manipulimi,propaganda, kanë zëvëndësuar realitetin dhe të vërtetën e trishtueshme të njerëzve të ndershëm dhe thjeshtë që jetojnë me djersën e ballit. Rama mbase fliste per oligatkët,hajdutët,drogaxhijtë,trafikantët,drejtoret dhe administratën shtetërore hajdute e korruptuar.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edidoni

          Vere o emrin ceshte kjo k?????? Rama thote ka turizem Po statistikat i nxjerr tjeter kush. Pastaj ne te gjithe boten jo te gjithe pushojne, dikush duhet te punoje dikush duhet te pushoj. Ky eshte kapitalizmi qe e kerkuam me te gjitha format, te vjetrit thoshin qe jeta eshte lufte po kush e besonte. Edhe ne sistemin, perpara 1990 nuk pushonin te gjithe, genjen kush ghote te kunderten.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje