Nis aplikimi në Universitete; maturantët i marrin përgjigjet më 29 gusht

29 Korrik 2023, 17:20Sociale TEMA

 

Nis aplikimi në Universitete; maturantët i marrin përgjigjet

Ka nisur faza e parë e aplikimit për studimet e larta ndërsa maturantët kanë gjashtë ditë kohë për të përzgjedhur online një deri në 10 degë të preferuara.

Në portalin e aplikimit universitar , u-albania, kandidatët kanë të gjithë informacionin e nevojshëm mbi më shumë se 560 programe studimi të ciklit të parë, në 39 institucione publike dhe private të arsimit të lartë.

Renditja e aplikantëve për fazën e parë do të bëhet e ditur më datë 27 gusht.

Lini një Përgjigje