“Genc Fuga”, moment reflektimi ndaj vlerave shqiptare

31 Korrik 2023, 09:40Sociale TEMA
“Genc Fuga”, moment reflektimi ndaj vlerave shqiptare

Kemi harruar se shqiptarët janë edhe mirënjohës, edhe me shpirt, edhe empatikë, edhe dashamirës, edhe xhurmetë (jo dorështrënguar)…

I kemi harruar këto, madje më keq, na duket se jemi komplet të kundërt, sepse veshët dhe sytë tanë i zënë përditë lumenj fjalësh për kriminelë, orë të stërgjatura debati për korrupsion e vrasje, yje ekrani që bamirësinë e kthejnë në biznes, kukulla plastike që përpushin mendjet e vajzave të reja, vrasje, plagosje, aksidente… (lajmi keq-lajm i mirë; por lajmi i mirë mund të jetë shumë më i mirë).

Brenda pak orësh nga thirrja e bashkëshortes, solidariteti shqiptar bëri të mundur mbledhjen e shumës për operacionin e aktorit Genc Fuga (shërim të shpejtë).

Nuk pati dhurime snobiste. Dhe kjo tregon akoma më shumë se jo gjithçka ka vdekur brenda nesh. Se duam ende t’ia dimë për tjetrin, për hallin e tij, edhe pse nuk është “star”.

Ndoshta do duhet të ketë një ndryshim të lehtë në qasjen mediatike e më tej. Diku, diku, si një njollë, le të shfaqen edhe vlerat që tregojmë.

Nuk është hera e parë që ndodh sigurisht, por nuk ka ende një herë të parë që të reflektojmë pak më shumë se një status. (Edmond Arizaj)

5 Komente

  1. S
    Shtet koti

    Në fakt reflektimi duhej të ishte për shtetin që nuk siguton operacione të tilla. Pçr çfarë paguhen sigurimet shëndetsore? Kot, që të shkosh te privati me paratë e tua? https://joq-albania.com/artikull/1152328.html

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali kari

      Sherohu shpejt genci foltorhanist se ariana Kalaja ngeli vetem te mbroje teatrin e tallashit. Ne cfare filmash ka luajtur ky ?

      Përgjigjjuni
      1. m
        miu

        TI Tema qe ke bere artikullin ,ju lutem, ju lutem per nder te njerezve mos perdorni me fjalen 'star'. ja me thoni cilet jane ata 'staret; .DO me behej qefi per te gjithe ata qe e quajne veten 'star' qe kur tju shpertheje uji ne hale te ulin koken dhe ta rregullojne vet.SE keshtu eshte jeni 'stara' de.Lerini VIP-STAR cdo njeri ka rendesine etij .

        Përgjigjjuni
        1. P
          PULLA E KUQE

          Ky ka lozur te emisioni dy ore pas gardhit se bashku me aktorin e madh Ismet Drishti .

          Përgjigjjuni
          1. r
            riciklimi i bashe ne PD shkaktoj Kriza Nervore nje

            si mos te pesoj te tilla gositje qytetari shqiptare akoma me shume nji artist , kur dallkauket ,kriminelet ,tradhetaret e kombit ,hajdutet e buxhtit te Shtetit ,kane Miljona mne Banka ,kane disa Vila pa i dhene asgje ktij Kombo ktij populli ksaj shoqerie ,por perkundrazi e kan vjedhur vrare tradhetuar sa kan mundur dhe per cudi ,Haleja Mediatike na i reklamión si VIP hej ,kta Sharlatatne kta funderina qe nuk vlejn asnji groshe kudo Botes .Ndertkohe qe nji Aktor lufton me jeten ,te mbijetoje ,sepse Prostitutat e Medies qe poaguajn Tutoret Politike ,kan 33-vjet e pellasin RV e i bejne fresk ktyre Funderinave qe vjedhin Shqiperine per 33-vjet me ardhe . Si mos te pesoj Lidhje te Shkurter ne Tru nji qytetare i denje me X Profesione qe i afron dicka Kultures Artit asaj Shoqerie si Artist ? E kena pas then_Ose do i cfarrosni o Popull kto Banda Shkerdhatash ose prisni beni sehire e vdisni dal nga dal .Njeri sot tjetri neser e me radhe ,nderkohe qe Kuti Politike mbetet ne qender te Opinionit

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje