Genc Fuga i nënshtrohet një operacioni të dytë në kokë!

31 Korrik 2023, 19:11Sociale TEMA
Genc Fuga i nënshtrohet një operacioni të dytë në

Lajmi se aktori i njohur Genc Fuga pësoi një goditje në tru preku mbarë opinionin publik. Bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani, me anë të një postimi në rrjetet sociale kërkoi ndihmën e kolegëve dhe të gjithë ndjekësve që të mund të siguronte shumën prej 19 mijë euro për ndërhyrjen kirurgjikale që duhet të realizonte në mënyrë urgjente, shumë e cila u sigurua në vetëm 1 orë.

Pas ndërhyrjes së parë, bashkëshortja e artistit Genc Fuga ka folur për “Iconstyle” dhe ka treguar se këtë të hënë aktori i është nënshtruar një ndërhyrje të dytë në kokë. Të njëjtat burime mësuan se pas operacionit të parë, i cili shkoi mirë dhe gjendja e aktorit ka qenë e qetë, pritet që ky operacion të ndihmojë më tepër gjendjen e Fugës.

2 Komente

  1. k
    k

    Të uroj shërim të shpejtë,por në shqipëri vetëm të korruptuarit dhe hajdutët kanë para për tu kuruar jashtë shtetit edhe pse jemi ekonomi e "fortë" sa që shveftësojmë euron. KM ka problemin e turistëve evropianë se po heqin keq.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Erisa

      Te uroj sherim te shpejte Genc .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje