Të huajt "blejnë" Shqipërinë: 1 në 4 banesa në gjashtë muajt e fundit, u ble nga ata

10 Shtator 2024, 17:55Sociale TEMA
Të huajt "blejnë" Shqipërinë: 1 në 4 banesa

Në çdo 4 banesa të shitura gjatë gjashtëmujorit të parë në vendin tonë, një prej tyre është blerë nga shtetas të huaj.

Ky është konstatimi që bën një vrojtim i Bankës së Shqipërisë lidhur me tregun e pasurive të paluajtshme në vendin tonë, ku theksohet se 27 përqind e shtëpive të shitura gjatë kësaj periudhe janë blerë nga shtetas jorezidentë, nga të cilët rreth 61% rezultojnë të jenë shtetas të vendeve të BE-së.

Gjithsesi Banka e Shqipërisë konstaton se numri total i pronave të shitura nga janari në qershor pësoi rënie krahasuar kjo me një gjashtë mujor  më parë.

Rreth 53% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej agjentëve janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 65% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi gjatë periudhës që përfshin vrojtimi ra shumë lehtë në 10.5 muaj nga 10.9 muaj në vrojtimin e mëparshëm.

Për Tiranën, koha mesatare e shitjes është rritur lehtë, në 9.7 nga 8.3 muaj. Ndryshe ndodh në zonat bregdetare ku koha mesatare për shitjet është shkurtuar ndjeshëm në 5.9 nga 10.9 muaj.

Indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vendi shënoi rritje të ndjeshme me 16.9% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 8% ndaj një viti më  parë. Rritjen më të madhe indeksi i çmimit e shënoi në kryeqytet me 23.5.

Agjentët raportojnë rritje të kërkesës për qiramarrje, si për banesa, ashtu edhe për prona tregtare, dhe çmimet e qirasë kanë shënuar rritje.

Për gjashtëmujorin e ardhshëm, agjentët presin rritje të çmimeve dhe rritje të numrit të pronave të regjistruara për shitje.

6 Komente

  1. A
    Albanistan hesapi

    Po normale se shqiptaret skane me leke as breke. I qin Rama dhe Sala prej 30 vjetesh.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      I ka blere krimi dhe droga o mashtrues socialisti-mafjozë .

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sanço Pança

        Qytetari shqiptar,nuk ka më fuqi blerëse në vendin e vet,se çmimet e tyre janë në stratosferë edhe pse nuk i përgjigjet zhvillimit,standartit të jetesës së shqiptarëve,që tregon se ndërtimi drejtohet nga mafia . Dhe sigurisht që të vetmit që kanë fuqi blerse,janë të gjithë ata që merren me lloj lloj trafiqesh,që pastrojnë paratë në sektorin imobiliar,i cili në Shqipëri është lehtësisht i penetrueshëm për ‘investime’ te tilla dhe ‘të huajt’ këtu kanë gjetur ‘parajsën’,se për to është gjithnjë një ‘derë e hapur’.. Gjithsesi ,’ne si qeveri’ jemi të lumtur që po ia arrijmë kësaj dite,që të bëjmë të ‘huajt’ të blejnë prona e të jetojnë në Shqipëri dhe nuk e kemi shumë problem që vet shqiptarët duan të ikin,se në fund të fundit ‘s’na duhen puntorë që ‘s’punojnë,’aq më tepër që bangladeshasit dhe tajlandezët e kanë pranu ‘skllavërinë’ e bosëve këtu.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doni me per Belulin !

          Nese Pasurite e ish krimineleve politikane te kujdo Partie ! nese ju shtetezohen me Ligj ! atehere i takon secilit te mare nga nje hyrje te pakten te thjeshte dy dhoma.....ata jane aqe te pasur , ! saqe askush mbase nuk ju shkon mendja se sa kane vjedhur....vjedhjet jane pasurite e te gjithe shqiperise.....dhe vjedhjet nga ndimat e Bankes Evropiane ....mos flasim dhe mashtrimet qe kane bere mbi vjedhjet ne Cmimet ! e Energjise dhe te Ujit...

          Përgjigjjuni
          1. D
            Doni me per Belulin !

            Nese Pasurite e ish krimineleve politikane te kujdo Partie ! nese ju shtetezohen me Ligj ! atehere i takon secilit te mare nga nje hyrje te pakten te thjeshte dy dhoma.....ata jane aqe te pasur , ! saqe askush mbase nuk ju shkon mendja se sa kane vjedhur....vjedhjet jane pasurite e te gjithe shqiperise.....dhe vjedhjet nga ndimat e Bankes Evropiane ....mos flasim dhe mashtrimet qe kane bere mbi vjedhjet ne Cmimet ! e Energjise dhe te Ujit...

            Përgjigjjuni
            1. L
              Labi

              Po i blejne Shqiptare me letra jashte,jane pjese e tyre idioteve qe mendojne ae Shqiperia do behet, investimi jashte eshte i sigurte ne Shqiperi varet si zgjohet bajraktari ne mengjes,e bera vete nne gabim te tille,bleva shpi ne Vlore para disa vitesh,tani e kam nxjerr ne shitje pasi vendi ku e bleva eshte kthyer ne geto,eshte rrethuar me pallate te larte ku duket dielli 1 ore ne dite,per plazh as nuk behet fjale.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje