Kjo e diel me temperatura të larta ka sjellë një dyndje të madhe automjetesh drejt plazheve të Vlorës.
Rrugët kryesore, si ajo Transballkanike, Lungomare dhe akset e tjera hyrëse, kanë qenë të mbushura me trafik të rënduar, me drejtim bregdetin.
Megjithëse policia rrugore ka qenë e pranishme në çdo kryqëzim për të menaxhuar qarkullimin, fluksi i lartë i mjeteve e ka bërë pothuajse të pamundur shmangien e bllokimeve.
Qytetarët kanë pritur gjatë në radhë për të kaluar drejt destinacioneve bregdetare, duke reflektuar interesin e lartë për të shfrytëzuar ditën me diell në bregun e Vlorës.
Jooooo po nuk e deklaroi Fevziu nuk besoje. Vetem tiktok arre Fevziu e vendose
Rruget jane bllokuar se jane te shqyera. Ne fund te transballkanikes ke nje rreth rrotullim idiot. Te gjykata boti ka lene skrepin dhe ka bllokuar rrugen. U kujtuan te punojne ne gusht. Sa per turiste mos na thuaj se ketu jemi.
Po a ka torture me te madhe se te sillesh verdalle, qofte edhe buze detit ne temperatura rreth 40 e kusur grade? Kesaj i thone ta kerkosh me zor vuajtjen, ne mos edhe vdekjen nga tejnxehja.
Hahahahahaha. E kan blloku turistet. Hahahahahaha.
E bllokojn koke palabrer qe futen gabim ose nuk leshojn pe tjetrit prandaj