Një nga iluzionet më jetëgjata të kapitalizmit është se na ka bindur që pasuria është thjesht rezultat i talentit, aftësive, punës dhe meritës. Narrativa është e njohur: ata të cilët “ia kanë dalë mbanë”, e meritojnë suksesin dhe pasurinë e tyre, ndërsa ata që mbeten pas, thjesht duhet të përpiqen më shumë, apo të ndërmarrin më shumë rrezik. Është një histori mjaft komode për ata që janë të suksesshëm, por që shkurajon gjithkënd tjetër.
Por, Bora Mema – studiuese e ekonomisë politike globale – na kujton se fitimet nuk janë kurrë çështje krejtësisht private. Ndërsa fitimi shkon tek pronarët e bizneseve të mëdha, aksionerët, apo drejtuesit e rëndësishëm ekzekutivë, pasojat e këtij fitimi – ndotja, shfrytëzimi dhe paqëndrueshmëria ekonomike – i lihen shoqërisë.
Përfytyroni investimet spekulative në tregun e pronave, ku ndërtuesit e mëdhenj regjistrojnë fitime, ndërsa banorët e qytetit shohin se si rriten qiratë dhe lagjet në të cilat kanë banuar, bëhen të pajetueshme. Teksa fitimi kufizohet në pak duar, pasojat kthehen në barrë për shumicën e shoqërisë.
Bora Mema shprehet në Apostrof Podcast se, pikërisht për këto arsye, angazhimi politik i kujtdo është i domosdoshëm. Nëse fitimet mbeten private, ndërsa pasojat e tyre duhen mbajtur nga shoqëria, atëherë shoqëria ka çdo të drejtë të kërkojë të ketë një zë në mënyrën se si këto fitime gjenerohen, shpërndahen dhe taksohen. Sipas saj, “demokratizimi” i fitimeve nuk nënkupton thjesht rishpërndarje të pasurisë, por ripërfytyrim të një ekonomie, e cila nevojitet ta matë suksesin me mirëqenien e përbashkët, jo vetëm me bilancet e korporatave.
Pa këtë, mbetemi të ngërthyer në një situatë, kur një numër i vogël njerëzish shijojnë anën pozitive të ndërmarrjes së rrezikut, ndërsa ne të tjerët përballemi me pasojat.
Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast të dielën, ora 17:00
Vajza ka te drejte, per kete ceshtje duhet te anashkaloje cdo burokraci rutine dhe duhet te Flase direkt me komandantin , Jo per gje por vete komandanti i ka mundesite ta beje ate te nderoje mendje ose largqofte Ajo ti nderroje mendjen Komandantit , apo nuk ka perse ne fakt ,sepse tek e fundit ne leter Komandanti eshte drejtues i forces me te madhe te majte qe quhet Partia Socialiste e Shqiperise, qe per Vokacion duhet mos e zere gjumi nese femijet e shqiptarit me te zakonshem ne kete vend te bekuar, kane buke ne tryeze apo nuk kane buke.Por per komandantin me sa duket te rendesishem jane Investitoret strategjike, te tjeret le ti mbijetojne zhegut si kane bere gjithmone , apo ndoshta Komandanti ka te drejte se tek e fundit qe te ndajme fitimin e Korporatave ne Fillim Duhet Ti Pasurojme Ato , puna eshte SA ??? duhet ti leme te fryhen ne miliarda deri sa 5 % e Kapitalisteve te ketij vendi zoterojne rreth 90 % te pasurive te tij a ka mundesi per me tej , patjeter qe po dhe pyetja tjeter eshte KUR, KUR duhet te na kthejne mbrapsht Borxhin qe na Kane duke na rrjepur Bashke me Shtetin KORPORATEN ME TE MADHE ne Krye qe jo me Jarg se para nje MUAJI NA E EDHE RRITI EDHE FATUREN E UJIT, te vetmin mall qe vendi prodhon me shumice e me kosto qesharake prej miliona vjetesh, Kur ne te jemi akoma gjalle por me nje kembe ne varr apo kur te na Jane tretur kockat, dhe te behet ashtu si thote Komandanti ....:Per Shqiperine e Gjenerates Tjeter por PA SPECIFIKUAR PER CILEN GJENERATE E KA FJALEN.Dhe Vertet Gjenerata Tjeter Paska Ardhur Komandant , Thirre Vajzen Ne PODKAST degjoje dhe MBAJ SHENIME