Të shtunën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, një duzinë policësh u shfaqën në mjediset e televizionit News 24, në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në lagjen Shkozë të Tiranës, duke kërkuar largimin e gazetarëve dhe zbrazjen e godinës.
Sipas gazetës Panorama, e cila është pjesë e të njëjtit grup mediatik, policia po ndalon futjen e gazetarëve në ndërtesë, ndërsa kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë e News 24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, për t’ia transferuar kompanisë shtetërore “KAYO”. Panorama gjithashtu raporton se televizionit i është prerë energjia elektrike.
Në orën 07:36, sinjali i News 24 u ndërpre.
KAYO është një kompani shtetërore e prodhimit dhe tregtimit të armëve, e themeluar në vitin 2024. Në 12 mars 2025, qeveria miratoi një vendim që i kalon pronësinë e ish-Uzinës së Autotraktorëve kompanisë KAYO. News 24 është qiramarrës afatgjatë në ish-Uzinën e Autotraktorëve.
Në një deklaratë të shpërndarë në Facebook, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë u shpreh i shqetësuar për veprimet e Policisë së Shtetit.
“Ky veprim alarmant përbën një shkelje flagrante të parimeve themelore të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes, të garantuara nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,” shkruan AGSH.
“Ndërhyrja e policisë, që pengon drejtpërdrejt punën e gazetarëve, është një akt i papranueshëm dhe përbën presion të hapur mbi median e lirë,” theksoi organizata.
AGSH i bëri thirrje institucioneve shtetërore të ndërpresin aksionin dhe t’u garantojnë gazetarëve të News 24 qasje në ambientet e punës, si dhe të respektojnë standardet demokratike për lirinë e medias.
I pyetur nga BIRN, zëdhënësi i Policisë së Shtetit nuk komentoi për operacionin për lirimin e mjediseve të News 24.
Deri sa është shtetërore kfar kërkojnë këta ...
Rrumpalle si gjithmon..
Duan nje hu bytheve. Keshtu ndodh kur je perkedhelur nga pushtetet. Te kane dhene fab.birre, shkollen e gjuhve te huaja, godina te ish hipoteka godinen e drejt.komb. autotr. I quajne private. Simostrat e tyre grabites kane marre kinostudion. Kur te vije koha te ikin, do thone qe sulmohen mediat!?
Shteterore eshte edhe ish kinostudio , e privatizuan pronaret e media te ndryshme
Nqs kane kontrate qiraje afat gjate cfare kari kerkon shteti ,kontratat prandaj behen per tu respektuar ,news24, mendoni per popull te thjeshte ,Veliu kryerrobqiri i Rames ,e futi ne aksion pas nje kohe heshtje
I ka mbaruar me kohe kontrata e gjukata ka marr vendim te zhduken andej ndaj mos i jep gojës shum
xhambas , mos u pèrzi nè ato qè nuk i kupton . Kontrata ka mbaruar dhe ata i kanè humbur tè gjitha gjyqet . Pra duhet tè lirojnè godinèn shtetèrore dhe largohen pa bèrè zè .
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë
Po ikni ne vend tjeter nuk shikoj ndonje dhunim te mediave
I ka mbaruar qiraja qeraxhiut. Gjithë jetën me qera do ushtrojë aktivitetin ky TV. Nëse pronari (pra shteti) i ka njoftuar për dorëzimin e ambienteve sipas rregullit, çfarë mutin duan.
Kthim ne identitet. Ishte Uzine do kthehrt ku ishte.
Si do ja bëjnë tani: Dervishi, Lubonja, veliaj dhe shumë gjobvënës të tjeterë tëbkëtyre mediave ??
O gazetar mjaft bete sipas qejfit , çdo person qe ka mare me qira nje godine shteterore duhet ta dorezoj kur mbaron kontrata sepse qiradhenesi nuk do ta rinovoje . Zullumqaret filluan te ulerijne ligji eshte ligj dhe duhet te zbatohet .Gazetaret llomotisin se ju prish çerdhja ku shanin sipas qejfit te tyre .
Fane trapi cfare kerkon….apo kerkon qe shteti te perballoje shpenzimet e Fanja te beje propagande…asnje biznesmen i njohur nuk ka vepruar si FANE TRAPI….
Ha mut ha Shpejt jasht o kazan,eshte pron shteterore dhe gjykata ka marr vendim.
Ata o Jon kërkojnë atë që , sytë t'i pëlcasin . Ndërtesa dhe ambientet janë pronë e shtetit dhe kontrata e News24 me shtetin , ka mbaruar qysh para tre vjetësh , por News24 hapi proces gjyqësor e kjo punë u shty edhe tre vjet derisa gjyqi kaloi në të tre fazat e tij . News24 i humbi të gjitha shkallët e gjyqit , u paralajmërua të lironte ambientet , por ajo kundërshtoi , shteti ndërhyri me polici për të marrë pronën e tij , për t'a përdorur për një tjetër destinacion . Të gjitha televizionet private kanë ndërtuar godinat e tyre , përveç këta të News24 që duan t'i bijen qylit , ndonse shteti nuk ka asnjë detyrim të strehojë institucione , apo ente private . Kjo është e gjitha , Jon .
Ne vitin 2007 kur nisi sherri Berisha - Top Channel ne kontrollin qe ju be kompanise ju konstatua si shkelje ligjore mosrregjistrimi ne zyren e punes se kontratave te gati 100 punonjesve te cilet u konstatuan qe punonin ne te zeze. Historia perseritet ne forma te ndryshme . Cdo halabak qe qeveris te ne , e leshon kapistallin per ta terhequr kur ti interesoje ati. Problemi nuk jane horrat qe na kane qeverisur dhe po na qeverisin, problemi jane mileti qe i shkon mbrapa per nje cope interes ndyresirave .Mileti duhet te kuptoje qe per interesat e tija , duhet te jete gjithmone opozitar i qeversie pavaresisht e ka votuar apo jo.
Turp për ata që i dalin në mbrojtie shkelësve të ligjeve, qofshin këta INDIVID,SHOQATA e kudi unë.A kan shkuar mbrojtësve të antiligjit të shohin vendimet e gjyqësorit?Apo jan paguar nga antiligji?Po të ishte se shteti i votuar nga pop. me shumicë ishte prepotent ai nuk hapte gjyqe..Hapni sytë e mbyllni gojën o shkelës të ligjit!.
Eshte shume e turpshme qe Irfan mashtrusi i ekspozon gazetaret e vet ndaj paligjshmerise duke mos paguar e mos respektuar pagesat e qirase shteterore! Nderkohe djali i Fanes ekspozon pushime lluksoze! Politikanet qe mbeshtesin Fanen jane maskarenj si ai.
Fania nga nje ish kapter fillorojtes,na u be mbret i mediave dhe pronari i madhe i disa veprave te medha ish shteterore si dhe nderues i fuqishem.Ne te shumten e rasteve vepron ne pa ligjeshmeri dhe ndersen mediat kunder shtetit.Turp per intelektualet e gazetaret e kesaj medje dhe jo vetem ,qe i vijne pas avazit ketij batakciu.
Jane mesuar te vjedhin shtetin dhe tani qe u kerkojne te zbatojne ligjet thone:Po na kercenoni lirine (e vjedhjes).. Ne fakt pronari duhet cuar ne burg si shembull I atyre qe kane grabitur shtetin per 35 vjet.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë Nuk thote asnje fjale per moszbatimin e ligjit. News 24 nuk ju hoq liçenca per te transmetuar lajme. Ata mund ta bejne aktivitetin e tyre nga nje prone private. Atyre nuk ju mbyll aktiviteti. Ka tre vjete qe shteti u thote te dalin nga prona e Tyre por Rifani do te haje qyl. Humbi 4 gjyqe dhe prape perdor mediat e veta per te protestuar duke abuzuar me te drejten e fjales.
A keni degjuar qe ndonje media pro qeverise apo gazetare pro qeverise qe te shkeli ligjet , vetem ju drejtuesit e ballkanweb jeni shkelesa sistematike . Punoni me ndershmeri si koleget tuaj pro qeverise te cilet nuk shkojne mbrapa pushtetit per favore por per te miren e popullit tone .
Turp per keta union gazetaresh qe mendojne keshtu.Perse nuk keni ngritur zerin qe ky grup mediatik nuk ka zbatuar ne vazhdimesi vendimet e shkalleve te gjyqsorit.?!.Perse ky grup mediatik kerkon ti beje karshllek vendimevecte tilla?!.Perse ky grup hiqet si prinare ne nje prone qe nuk eshte e tija?!.Liria e demokracia e njerit mbaron aty ku cenohet liria e prinesia e tjetrit.Mesoni e zbatoni mire kete citat te lirise e te drejtesise qe te jeni me te vertete flamurtare te fjales se lire e te demokracise.Ne te kundert do te mbeteni ca mjerane e te pa vlere tere kohes edhe atehere kur mund te te keni ndonjehere te drejte.