Shqipëria ndihmohet nga avionë të huaj për shuarjen e zjarreve

8 Gusht 2025, 17:57Sociale TEMA
Shqipëria ndihmohet nga avionë të huaj për shuarjen e

Si përgjigje ndaj situatës së zjarreve në vend, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile. Që nga mëngjesi i sotëm, dy avionë Air Tractor Fire Boss nga Forcat Ajrore suedeze dhe një avion Canadair nga Forcat Ajrore kroate kanë mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Këta avionë, që operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës, po mbështesin nga ajri ekipet zjarrfikëse, forcat e emergjencave civile lokale dhe trupat e Forcave të Armatosura.

Ata po punojnë së bashku nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit që vazhdojnë të jenë aktive në zonat e Mallakastrës dhe Finiqit.

2 Komente

  1. D
    Detari

    Ka avion privat per ramazonin dhe ska nje aeroplan ose helikopter zjarfikes...fatale ndertoni me shume xhami

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhambazi

      Buxheti per avionat ka dale ,pse nuk meren, gjoja trajnim ,po keta dhe nje diletant i drejton, ,leket per buxhetin do shkojne per hajdutet e rrugeve miqte e rames dhe belindes ,dhe keta pas tre vjetesh do perserisin te njejten startegji

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje