Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Durrësit.
Rama shkruan se do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit.
"Edhe në Durrës vazhdon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugën Rilindjes Urbane 2.0 që do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve tona të mëdha, ku do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit", shkruan Rama.
Rilindje urbane me tre ore uje ne dite. Pastaj keto biznese do te gjobiten per keto ndertime pa leje dhe do i marrin persiper kostot e prishjes se tyre?