Kamioni përmbyset në mes të rrugës, bllokohet aksi rrugor drejt aeroportit të Vlorës

7 Gusht 2025, 14:31Sociale TEMA
Kamioni përmbyset në mes të rrugës, bllokohet aksi rrugor

Një kamion u përmbys këtë mesditë në rrugën e Poçemit, në afërsi të Mallakastrës.

Drejtuesi i mjeti shpëtoi pa lëndime, ndërkohë që aksidenti shkaktoi bllokim e aksit Poçem-Akerni (aeroporti i Vlorës).

Qarkullimi i mjeteve i ndalua për pak orë, si pasojë e inerteve që ranë në rrugë.

Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi përmbysjen e kamionit, ndërkohë që pritet zbardhja nga grupi hetimor.

1 Komente

  1. K
    Kujomedere

    Hahaha po c'lidhje ka Pocemi me Akernine a me aeroportin e Vlores?!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje