Aplikimi për vizë amerikane, Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

8 Gusht 2025, 16:30Sociale TEMA
Aplikimi për vizë amerikane, Ambasada bën njoftimin e

Duke nisur nga data 2 shtator e këtij viti do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë njofton se të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të duhet të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të informohen me kohë përmes faqes zyrtare për të shmangur vonesat apo keqkuptimet gjatë procesit të aplikimit.

“Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

Ky ndryshim prek shumicën e kategorive të vizave dhe ka për qëllim forcimin e procedurave të kontrollit dhe vlerësimit”, thuhet në njoftim.

 

2 Komente

  1. D
    Diversanti

    Bravo koqet shqiptare te Trapit. Efekt direkt i votes qe keni hedhur. T’i shikoni me dylbi te afermit tani.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Diversant tamam

      Ke te drejte. Se ata e kan fajin qe vizat po shkelen, keq perdoren. E more per te ber nje visit te shkurter dhe te kthehesh. Jo te shperngulesh dhe te rrish pergjithmon, me iden se do maresh dokumenta dhe te thyesh ligjet qe the ne intervist se do ti rrespektoje.. Apo te tjeret qe ven me plane se do lindin femije per te mar shtetesin dhe perdorin ate status per qendrrim afatgjat.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje