Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta - Detajet e tre linjave hekurudhore që do të nisin operimin në 2026-ën

30 Maj 2025, 21:00Sociale TEMA
Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta - Detajet e tre linjave

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije detajet në lidhje me projektin hekurudhor Tiranë – Durrës – Rinas në drejtim në gjatësisë dhe kohës që nevojitet për përshkrimin e tre linjave të saj.

Kështu, hekurudha Tiranë – Durrës ka një gjatë prej 37.9 km, ndërkohë që koha e udhëtimit do të jetë rreth 36 minuta.  Hekurudha nga Tirana në aeroportin e Rinasit do të ketë gjatë 15.4 km, që do të përshkruhen për rreth 20 minuta, ndërkohë që Durrës – Rinas ka një gjatë prej 32.6 km dhe koha e udhëtimit përllogaritet në 28 minuta.

Rehabilitimi i linjës ekzistuese Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i një degëzimi të ri hekurudhor drejt aeroportit të Rinasit është një nga projektet më të avancuar, që synojnë të ringjallin transportin me tren në Shqipëri.

Në këtë kuadër po zhvillohen edhe propozimet për të dhënë një kontratë shërbimi publik, që do të parashikojë operimin e trenave të pasagjerëve. Po ashtu, operatori i zgjedhur do të furnizojë dhe ndoshta do të mirëmbajë trena të rinj, të dorës së dytë ose të marrë me qira, dhe gjithashtu mund të kërkohet të mbledhë tarifat.

Tenderimi pritet të fillojë në tremujorin e tretë të vitit 2025 për operacionet që do të fillojnë në tremujorin e tretë të vitit 2026, pikërisht me projektin e sipërpërmendur, ndërsa më pas synohet zgjerimi i shërbimeve në linjën Vorë – Hani i Hotit dhe Durrës – Pogradec.

Operacionet e pasagjerëve vlerësohen në 1.1 milion tren-km në vitin 2026, duke u rritur me zgjerime të ardhshme në rreth 4 milion tren-km në vitin 2036.

20 Komente

  1. T
    Teodori

    Fjale, fjale dhe vetem fjale! Vepra nuk ka, vetem teori dhe shtyrje projekti. Lum kush te rroje e te rishohe trena ne Shqiperi.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lindi

      Na ngopët me ëndrra. Flisni kur treni të filloni se lat nam me habere të parakohëshme.

      Përgjigjjuni
      1. '
        ''''

        Hekurudha shqiptare ka 3 dekada qe ka falimentuar, ju vazhdoni me trena imagjinar. E keni pare stacionin e Kasharit qe as ne Afrike se gjen

        Përgjigjjuni
      2. N
        Niku

        Stacioni i trenit Tirane ku do jete ne Kashar? Apo tek stacioni autobuzave Tirane (kthesa kamzes)?

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir

          Shume detaje dhate,e mos u mundoni kaq shume. Me pelqeu sidomos ajo matematika e km. Lul Basha e paska gjetur vendin e ri te punes tani qe s'hyri ne kuvend.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Labi

            Lul basha we ka ghee punen Professor Matematike

            Përgjigjjuni
          2. d
            dori

            Nuk ju vjen turp që flisni për këtë hekurudhë që ka 20 vite që ka filluar dhe spo mbaron,për kaq vite Enveri e mbushi gjith Shqipërinë me hekurudha....

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Po, veçse trenat lëviznin me 40 km/h në kushtet kur gjithë Shqipëria kishte rreth 12.000 mjete të transportit rrugor, kryesisht kamiona, pa transpot interurban me autobuzë, dhe me rrugë copë-copë. Të shkoje nga Tirana në Pogradec, Gjirokastër apo Shkodër të duheshin 3-5 orë. Sot Shqipëria ka afro 1.000.000 automjete dhe këto si trend i kanë lënë mënjanë trenat për udhëtarë. Modernizimi i linjave ekzistuese për të arritur shpejtësi 120 km/h, dhe ndërtimi i linjës Shkodër-Gjakovë do rrisë interesin e udhëtimit me trena. Po që të bëhen të gjitha këto realitet, duhen financime dhe koha e nevojshme. Rëndësi ka që kthimit tek transporti hekurudhor për mallra dhe udhëtarë, po i kushtohet vëmendja e duhur. Skeptikëve u lipset të bëjnë ca më shumë durim.

              Përgjigjjuni
            2. L
              Loni

              Ja, për kaq kishim nevojë dhe shyqyr që na dhatë të tillë detaje, sepse mund edhe të na pyeste ndonjë që s'na e do të mirën ne socialistëve dhe nuk dinim çfarë xhevapi ti jepnim. Tani le të mbarojë kur të dojë, pak rëndësi ka, ajo që kish rëndësi qe sqarimi që na bëtë.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vk

                E filluan me 20 minuta Tr-Dr, po e vazhdojne me pothuajse 35 minuta, dhe ne fund do perfundojme tek 1ore. Nuk thote asnjeri qe filloje si linje vetem me nje ndakin( rinas) dhe do katandiste te ndaloje ne 12 stacione. Do dali “ europiani” e do na thote qe u be keshtu per te miren e popullates. O edvinnnnnn, trenat ne bote behet qe te shkurtojne kohen e udhetimit ooo edvinnn

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Asd

                  E filluan me 12 min dhe do behen 60.

                  Përgjigjjuni
                2. J
                  Jugu

                  Kjo eshte gjigande. Shikoni more cfare ben Rama, se shpejti per 20min nga Skenderbue tek mother Teriza. E mos ja jepni voten pastaj ketij njeriu qe po sakrifikon veten per ju arrnauta. Ka lezet ta shohesh se bashku me Zeqinet dhe Bracet me rroba te firmuara, lyer me livando Gucci, pudrosur me Givenchi. Mos guxoj njeri te ankohet se do quhet anetar i bufit.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luani

                    Keni dy vjet jo sot jo neser, mbaroheni se na lodher

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lipja e shtogut

                      Çfar lajmesh tallava me pralla me tren ,se sa udhtarë do udhtojnë ne 2036..O kuku çfar zhelesh..! Kape mor nxirre jasht se s’bën për gazetar ky. Pastaj ,nëse unê qê shkoj në Rinas për më pak se 10 ‘ ,pse duhet të humb kohë sa të shkoj te stacioni per nje orë,të pres trenin dhe pastaj dhe 20’ që bëhen dopio në terren..!? Ore që investimet serioze që duan fonde mirmbajtjeje dhe përkushtim në vazhdimsi,Shqiperia pas 90 -ës as s’e ka pas e as do ta ketë me këtë mentalitet tallava që ka në konceptin e punëve. Shiko.stacionin e trenit në vend që ta linin në Tiranë e kanë çu në Kamëz. A ka byth ky muhabet,ku në cdo qytet të botës ,aq më tepër në kryeqytet,treni ka stacionin në pozicionin më të përshtatshem për qytetarët që të ken akces jo vetëm për ti hypur trenit,por edhe që të marrin mjetet e tyre te parkuara e te shperndahen më shpejt drejt banesave te tyre. Edhe stacionet e tjera qe po ndertohen gjate linjës ,janë çuditërisht si kapanone ( hane) me te shemtuara se ne kohen e komunizmit. Tjetër gje qe kam konstatuar në linjen Tiranë Durrës êshtë se kur kam kaluar në të gjitha nyjet ( kryqëzimet me rrugët automobilistike),përveç Kasharit,nuk kam parë mbikalime apo nënkalime,sepse shoh që do ngrihen trarët e komunizmit. A ka projekt linje hekurudhore më të cungume se të mos parashikosh zgjidhje të tilla të qarkullimit rrugor qe janë te domosdoshme per mos bllokimin e trafikut dhe rrugëve..!? E pra kur flitet per trena ‘të shpejtë’ do të thotë që trau mos të ngrihet asnjëherë,se ska kohë dhe atëhere trafiku do të jet pilaf.. Të ma gzoni hekurudhën o tallavarë..!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kristaq Rama

                        Mos e luj mo i ke then te gjitha e vertete.bejne sikur punojne per te vjedhur

                        Përgjigjjuni
                      2. m
                        maloku

                        po sikur ishte per tren te shpejte muhabeti, pse ndryshoi rruges me trena qe na shkojne me 60 km/h....?!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tani

                          Tren me 60 km ne ore???? Do zoti nuk eshte tren me qymyr. Nga Plaza ne Rinas,ne 5 te mengjesit,pa trafik ,e kam bere per 12 min Treni do ta bej deri ne hyrje te TR per 20min

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pet.

                            Pune pa plan. Se cfare mund ta shtyje nje udhtar qe per te shkuar ne nga Tirana ne Rinas ta beje nje rruge me tren kaq te komplikuar, kur mund ta beje me makine pa ndalese dhe ne gjyse te kohes?

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kristaq Rama

                              Jan kput nbyth.shkaterrun te gjitha hekuradhat e shqiperise dhe krenohen me 30 km hekurrudhe perdit ne lajme.dhe me e bukra me nje sens kalimi.do ndaloj treni ne vore qe sa te kaloj tjetri

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tili

                                Me e keqja eshte se askush nuk po ve re se cilesia e punimeve eshte jashte cdo standarti. Hekurudhe ku shinat vejne shtrema shtrema e gropa gropa kurre ska per te kaluar tren pa shpenzuar perseri parate tona

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje