Tre të vdekur nga “Ethet e Nilit”! Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka vend për panik, por qëndroni vigjilentë

6 Gusht 2024, 16:10Sociale TEMA
Tre të vdekur nga “Ethet e Nilit”! Ministria e

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar për situatën e krijuar në vend prej përhapjes së virusit të “Nilit Perëndimor”.

Duke postuar një video sensibilzuese për sëmundjen, nga shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ministrja këshillon qytetarët që të qëndrojnë të qetë, por vigjilentë.

“Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse. Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda”, shpjegon Koçiu.

1 Komente

  1. k
    k

    Tani presim zgjeben,mortajën dhe tuberkulozin për të hyrë përfundimisht në mesjetë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje