Tymi “pushton” fushën e Maliqit, banorët ngrenë alarmin: Të ndërhyjnë autoritetet

24 Gusht 2024, 09:27Sociale TEMA
Tymi “pushton” fushën e Maliqit,  banorët ngrenë

Djegia gjatë gjithë këtyre ditëve në zonën torfike në fushën e Maliqit është kthyer në shqetësim për banorët e fshatrave që banojnë përreth kësaj fushe.

Sipas tyre më e rëndë situata paraqitet në orët e para të mëngjesit por dhe të mbrëmjes aq sa e kanë tejet të vështirë të hapin dritaret për shkak të tymit të çliruar.

Ata thonë se gazrat që çlirohen nga djegia e tokës së kësaj zone në një sipërfaqe të madhe ka shkaktuar  vështirësi në frymëmarrje për të moshuarit e fëmijët në veçanti.

Për këtë kërkojnë ndërhyrje e autoriteteve lokale për izolimin e djegies së kësaj zone të kthyer në shqetësim, në veçanti për banorët e Sheqerasit, Sovjanit, Vreshtas e Pirgut.

Burime pranë shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq thonë se një pjesë e mirë e zonës torfike ka djegie natyrale por një pjesë tjetër ka ardhur edhe për shkak të djegieve të kashtave pas korrjeve të kulturave bujqësore.

Nga ana e këtij shërbimi kanë qenë të angazhuara forca të këtij shërbimi, mjete zjarrfikëse madje edhe mjete bujqësore me qëllim ndërprerjen e djegies por është e pamundur për shkak të temperaturave të larta dhe erërave që ndihmojnë përhapjen e flakëve.

1 Komente

  1. M
    Mero Kokebytha

    ne Vlore ne fund te korrikut, tymi i plehrave qe digjeshin mbuloi komplet qytetin me gjithe gadishullin e Karaburunit e kodrat mbrapa gjirit te Vlores. Ishim ne Rradhime me pushime e thame se u prish koha e do binte shi por me vone kur tymi zbriti ne bregdet, atehere e morem vesh. Dhe kjo zgjati tre dite . Turizmi i Shqiperise.......... dhe propaganda e fryre e Rames, si revista Hosteni dikur.... Dhe posto komentet o Mero kokebytha, pavarsisht se ste pelqen kur te shajme kumandarin

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje