Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Çukë të Sarandës, ku 15-vjeçari nga Tirana, S.F u gjet i vetëvarur në banesën e të afërmve, ka marrë një tjetër kthesë tronditëse.
Në profilin e tij në rrjetin social TikTok, i mituri kishte postuar përmbajtje të rëndë dhe të papërshtatshme.
Mes tyre materiale me ngjyrim satanik, dhunë ekstreme dhe skena filmash të ndaluar në shumë vende të botës, për shkak të natyrës së tyre të tmerrshme.
Një bashkëmoshatare e tij ka treguar se djali kishte qenë nxënës në shkollën 9-vjeçare "Jeronim de Rada" në Tiranë dhe këtë vit do të niste gjimnazin.
Ajo thotë se ndonëse nuk e njihte nga afër, shokët e shkollës e përshkruajnë si një djalë të qetë.
Kam gocën e kushuririt, sa her që më shikon nê rrugë, do që ta palloj me lekë.ç'na polli
Fotoja qe shoqeron artikullin eshte e papershtatshme per gazete qe lexohet nga mijera njerez. E kuptojme çfare eshte vetevrasja, nuk kemi nevoje per ilustrim. Ka persona vulnerabel nga ana psikologjike qe mund te kene mendime vetevrasese çdo dite edhe foto si kjo ua normalizon aktin ne koken e tyre.