Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gati paketa, masa goditëse për fajtorët e ‘symbyllurit’ në inspektorate dhe polici

25 Gusht 2025, 13:09Sociale TEMA
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Gati paketa, masa goditëse për

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e një godine pa leje në Kepin e Rodonit.

Rama shkruan se aksioni për prishjen e objekteve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike s'do të ndalet deri ne eliminimin e këtij fenomeni.

“Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë.

Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme”, shkruan Rama.

5 Komente

  1. L
    Lol

    Paska qene i zgjut ai qe e ka bo. E tera me gips. Sa te ike IKMT e ben prap.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Real

      Ky nuk eshte nje aksion i shkurter ne kohe. Do jete deri ne fillimin e fushates se ardheshme zgjedhore.Eshte e provuar kjo praktike nga hipokriti qe drejton sektin e ripjelljes.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xxx

        Ashtu më të lumtë, inspektoriateve bjeri

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sapa

          Ik ore Qelbesire se po e shohim cfare po behet.Ashtu sic ka qene.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lala Gjoni

            Besoj ai qe i ka bërë këto ka qënë Tropojan. Pse sja nxirtni emrin ndertuesit

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje