Drejtuesit e mjeteve që zotërojnë Certifikatën e Aftësimit Profesional (CAP) nuk do të pajisen më me një karton të veçantë. Që prej tashmë, ajo do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit, duke u shënuar si Kodi 95 në të njëjtin dokument.
Ky ndryshim sjell ulje kostosh dhe kursim kohe për qytetarët. Sipas njoftimeve zyrtare, aplikantët e rinj nuk do të paguajnë më tarifë shtesë për CAP, ndërsa drejtuesit që rinovojnë shmangin shpenzime të dyfishta.
Nga 90 mijë lekë gjithsej (45 mijë për lejen dhe 45 mijë për CAP), tashmë paguhet vetëm një tarifë e vetme.
CAP mbetet i detyrueshëm për drejtuesit me leje profesionale për mallra dhe transport publik, por procedura e re e bashkon atë me lejen e drejtimit./ TemA
Ky qe ka shkruajtur Lajmin eshte analfabet?apo i ka ngelur ora e gjyshit te vet 60 vjet mbrapa