Emigrantët lënë Shqipërinë pas pushimeve, fluks i lartë në dalje të Kakavijës

25 Gusht 2025, 10:00Sociale TEMA
Emigrantët lënë Shqipërinë pas pushimeve, fluks i

Në pikën kufitare të Kakavijës vijon fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë, me rritje të ndjeshme të daljeve nga Shqipëria në fund të muajit gusht.

Sipas të dhënave nga Policia Kufitare e Gjirokastrës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11.778 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.953 kanë hyrë në Shqipëri dhe 7.825 kanë dalë drejt Greqisë. Po ashtu, janë evidentuar 3.884 mjete në qarkullim, ku 1.195 kanë hyrë, ndërsa 2.689 kanë dalë nga territori shqiptar.

Shumica e bashkatdhetarëve që kaluan pushimet verore në vendlindje kanë nisur tashmë kthimin drejt Greqisë, ndërsa i konsiderueshëm mbetet edhe numri i turistëve që vijojnë të lëvizin në të dyja anët e kufirit.

Aktualisht, pala shqiptare po operon me 3 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërkohë që edhe autoritetet greke kanë shtuar numrin e sporteleve për të përballuar fluksin. Lëvizja e shtuar në Kakavijë pritet të vijojë gjatë gjithë kësaj jave dhe në ditët e para të muajit shtator.

1 Komente

  1. Q
    Qytetet pa gjallërin e dikurshme

    Në Shqipëri, nuk ka inteligjencë, meshkujt dhe femrat kanë vështirsi të mbarojn 9 vjeçaren, më pas e fillojn jetën me aventura, disa vërsulen te lëndët narkotike, disa në prostitucion, disa në punë krahu, dhe të lodhurit dhe depresivët izolohen në vetvete.Ata pak lek që i fitojn nga emigracioni për 12 muaj, i shpenzojn brënda javës në ndërtime, në zbukurime, ku dhe pas 35 viteve emigracion, vazhdon emigracion.Dhe fëmijët e tyre, si prindërit arsyetojn.E fitojn lekun dhe më pas e bëjn rrush e kumbulla me makina luksoze

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje