Nis sot shpërndarja e librave shkollor falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama i cili shton se librat falas vijnë si një mbështetje e qeverisë ndaj familjeve shqiptare në prag të vitit të ri shkollor i cili starton më 8 shtator.
Shpërndarja e teksteve do të vijojë deri më datë 7 shtator, një ditë përpara nisjes së vitit të ri shkollor.
“Mirëmëngjes dhe me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Të gjitha institucionet arsimore janë udhëzuar se si do të veprojnë me mbledhjen apo grumbullimin e teksteve që janë përdorur gjatë vitit të kaluar. Ato kanë ngritur në çdo shkollë një komision të veçantë për vlerësimin e gjendjes se librave.
Më datë 8 shtator hapin dyert shkollat në të gjithë vendin për arsimin bazë dhe të mesëm të lartë, ndërsa më 12 qershor 2026 do të përfundojë viti akademik. Për maturantët, viti shkollor mbyllet më 29 maj, pasi nga datat 1–26 qershor do i nënshtrohen provimeve shtetërore. Regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania do të vijojë deri më datë 31 gusht.
Lini një Përgjigje