
Master Profesional në Teknologji Informacioni aplikuar në Financë, i njohur në botë si Fintech është i pari program në Shqipëri që vjen si bashkëpunim i botës akademike dhe industrisë. I hartuar nga profesorë të Universitetit Europian të Tiranës dhe ekspertëve më të mirë të Bankës Credins, ky master ofron për studentët bursë, internship dhe punësim nga kjo bankë që është edhe një nga më të mëdhatë në vend. Programi është gati të presë studentët e parë në këtë vit akademik
Një program master, i pari i këtij lloj në Shqipëri në Fintech vjen jo vetëm si një risi e një martese mes botës akademike dhe industrisë, por edhe si një paketë e plotë mundësish për këdo që do ta zgjedhë.
Bursë, praktikë pune gjashtë mujore e paguar dhe për më të mirët e programit, punësim i sigurt në Bankën Credins.
Ky Master Profesional, më i riu që i shtohet gamës së gjerë të programeve që Universiteti Europian i Tiranës ofron në të pestë fakultetet e tij, vjen pas një pune të gjatë dhe bashkëpunimit të frytshëm me një prej bankave më të mëdha në këtë sektor, në Shqipëri.
I njohur dhe i aplikuar gjerësisht në universitetet perëndimore, ky program vjen për herë të parë në vend, nga UET dhe Credins, të cilët prej kohësh kanë kuptuar rëndësinë e ndërtimit të programeve që ofrojnë më të renë nga fusha e dijeve në përputhje me kërkesën e industrisë dhe tregut të punës.
Ky program i specializuar do t’i mundojë çdo të riu që ka ambicie t’i bashkohet bankës Credins dhe industrisë financiare , të kuptojë më shumë mbi zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të informacionit, inxhinierisë softuerike, bazës së të dhënave dhe rrjeteve kompjuterike, modeleve të biznesit të sektorit bankar apo të menaxhimit të projekteve.
Kandidatët për studentë do të rekrutohen përmes grupeve të përbashkëta mes UET dhe Credins e po ashtu do të ndiqet performanca dhe rezultatet e të nxënit gjatë rrugëtimit akademik.
Ky master vjen si një mundësi për çdo të diplomuar bachelor, në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri, Data Science, Sisteme Informacioni, Informatikë Ekonomike apo edhe degë të tjera të ngjashme.
Cilido kandidat që përmbush kriteret akademike do të mund të përballojë lehtë kostot e studimit, përmes bursës së ofruar nga Banka Credins, si edhe ka rastin të marrë aftësi praktike, ndërsa ndjek programin studimor dhe në fund të programit të punësohet si pjesë e stafit të kësaj banke.
Lini një Përgjigje