
Teksa stuhia me reshje shiu vijon në Tiranë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ripërsëritur apelin drejtuar qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet.
Veliaj siguron se kjo situatë do të menaxhohet edhe kësaj here pa panik e me solidaritet, ndërsa ka publikuar dhe pamje nga puna në terren e gjithë ekipeve të Bashkisë.
“Ju lutem evitoni lëvizjet e panevojshme gjer sa reshjet të kullojnë dhe skuadrat tona të largojnë dhjetëra pemë të rëna nga stuhia! Si gjithmonë dhe kësaj here do ta menaxhojmë pa panik e me solidaritet këtë situatë, që në vendin fqinj la jo pak viktima! Kujdes të moshuarit e fëmijët! Mirënjohje trupave në terren”, shkruan Veliaj.
Stuhia Ciarán ka sjellë erëra të forta në Francë, Ishujt e Kanalit dhe Anglinë jugore, duke lënë më shumë se një milion njerëz pa energji elektrike dhe duke detyruar qindra shkolla të mbyllen. Edhe në Itali pati vërshime të lumenjve duke sjellë probleme të shumta nëpër qytete.
View this post on Instagram
Po nga Italia do dërgosh ndihmë se ti je mjeshtër per fotoshop neser do jetë tha me Adobe fotoshop
Ai eshte mjeshter, jo vetem per fotoshop , por edhe per pune . E gjen ne krye te cdo problemi e evenimenti , e ka shndruar Tiranen ne nje qytet metropolitan evropiano-perendimor , qe vleresohet nga cdo vizitor e shtetar i huaj . Ne kohen kur qeveriste larg qofti , nuk njihej ne fjalorin shqiptar fjala turizem , ndersa sot , Tiranen dhe gjithe Shqiperine , e vizitojne che kalojne pushimet , mbi dhjete milion te huaj . Neve nuk mund t'a perfytyrojme dot Tiranen tone , pa Erion Veline .