Rehabilitimi i Unazës në Lushnjë, kryeministri Rama inspekton punimet

3 Nëntor 2023, 15:20Sociale TEMA

Rehabilitimi i Unazës në Lushnjë, kryeministri Rama inspekton

Në Lushnjë, vijon puna për rehabilitimin e Unazës “Vath Koreshi”, të Lushnjës, ku shtrihet dhe pjesa më e madhe e bizneseve.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot në terren punimet për rehabilitimin e kësaj rruge që do të përmirësojë qarkullimin dhe lehtësojë lëvizjen e banorëve në zonën juglindore të qytetit të Lushnjës.

“Kjo është unaza ‘Vath Koreshi’, një nga arteriet kryesore të qytetit të Lushnjës. Ka një gjatësi prej 2.2 km dhe një gjerësi 19 metër. Ky është edhe segmenti që ka shtrirjen më të madhe të zonës se biznesit. Është menduar me dy sense kalimi dhe me trotuare në të dy anët që do të jenë rreth 3 m të gjerë”,  shpjegoi Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa.

Përfundimi i projektit garanton ofrimin e një rruge me standarde krejtësisht të reja, me 4 korsi, ndërtim dhe sistemin të kanalizimeve, rikonstruksion të shtresave rrugore, sistemim të ujit të shiut, rrjetit inxhinierik, zgjerimin e trotuareve dhe pajisjen me sinjalistikë rrugore.

2 Komente

  1. S
    Sokoli

    Nuk e di se c'lidhje ka njeriu i fushes se letrave ,madje nje personalitet i shquar ne letersi si dhe nje skenarist i mash i filmave, me rruget...... . Nuk ka ndonje shkolle,ndonje biblioteke, pra ndonje institucion kulturoro -artistik ...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtesia

      O z. Rama, a do te besh dicka per bypassin e Elbasanit, se u bukos qyteti? Unaza e Elbasani eshte nga akset me te ngarkuara ne Shqiperi. Ka 4 muaj qe kane hapur gropa per te riasfaltuar pjeset e demtuara, por qe kane mbetur si varr i hapur duke bere cope makinat.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje