Veliaj: Viti 2024, viti më intensiv i investimeve në Tiranë; ndërhyjmë në të gjitha rrugët dhe blloqet e pallateve

13 Janar 2024, 20:26Sociale TEMA

Veliaj: Viti 2024, viti më intensiv i investimeve në Tiranë;

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e cilëson vitin 2024 si vitin më intensiv të investimeve për kryeqytetin. Gjatë një takimi me kryetarët e PS së Tiranës, ai foli për projektet konkrete dhe investimet e reja që do të ndodhin gjatë këtij viti.

“Ne kemi hyrë në vitin më intensiv të investimeve në Tiranë. Pasi mbaruam gjithë transformimin e Bovillës dhe dyfishimin e filtrimit të rrjetit në Paskuqan, aty ku kemi pikën e filtrimit, do fillojmë nga puna për rrjetin kapilar në të gjitha lagjet, për ta bërë realitet Tiranën me 24 orë ujë, pavarësisht se u penguam dhe u sabotuam në mënyrën më banale të mundshme. Një ditë para Vitit të Ri firmosëm me KFË gjermane bashkëpunimin për të transformuar plotësisht transportin publik, duke e nisur si fillim me tre linjat kryesore: Kombinat-Kinostudio, Tiranën e Re dhe Unazën”, tha Veliaj.

Mandej, ai bëri me dije se së shpejti nis programi më i madh i ndërhyrjeve nëpër lagje, teksa theksoi se fokusi është te zemrat dhe mendjet e njerëzve.

“Kemi piketuar mbi 24 lagje, ku do të ndërhyjmë, pastaj kemi disa dhjetra rrugë, përfshirë nga ato të fshatit apo rrugë të tjera periferike, deri tek rrugët e brendshme të Tiranës, për t’u siguruar që çdo rrugicë sheh diell dhe asfalt, edhe pse në këtë Tiranë që zhvillohet, gjithmonë do të ketë blloqe të reja që ndërtohen, teksa përgatitemi për një sezon tjetër të suksesshëm turistik. Janari ëhstë koha kur hapen të gjitha këto kantiere, megjithatë ‘kantieri’ më i rëndësishëm është ‘kantieri i zemrave dhe mendjeve të njerëzve’, për të cilin kryetarët, simpatizantët tanë, aktivistët, koordinatorët, duhet të punojnë pa pushim”, tha Veliaj.

6 Komente

  1. L
    Lulushi

    Ky i vete quajturi kryebashkiak i Tiranes ( sepse nuk eshte votuar nga 75%) e popullit te Tiranes po thote qe do te nderhyj ne te gjithe blloqet e pallateve per rruget etjera. Po lulishtet prane pallateve qe u ka dhene me qira lokaleve a do tua kthej qytetarve ky hajdut qe po vjedhe ku te mundet e nga cte mundet, po tek pallatet poshte fabrikes se miellit ne drejtim te Astirit a do te nderhyj ky genjeshtar i paskrupullt a do te ndertoj rruget, se ata banor kane 20 vjete qe banojne atje , kane 20 vjet qe paguajne taksa per Velin, por jane lene ne meshiren e fatit, apo me mire te themi ne doren e te forteve te zones, te cilet i zejne hapsirat me parkingje, me mure,dher disa pallate duhet te vijne verdall per te shkuar ne shtepi si me kembe ashtu edhe me makina ne rruget pa rruge sepser rruget e verteta jane shpallur "toke e xanum". Disa hajdut e maskarenje jane vete emruar pergjegjes shkalle dhe vetem sa umarrin parate banorve dhe s'bejne asgje per mirembajtje te pallatit apo rrugices. Erjon Velija e di se pergjigjet vetem per bulevardin "Deshmoret e Kombit". Po cte besh " eshte koha e maskarenjve".

    Përgjigjjuni
    1. N
      N

      Erjon Veliaj, individi me i neveritshem qe ka patur privilegjin te veteshpallet kryebashkiak i Tiranes (duke mos e votuar shumica e popullsise atje), dhe te mos te dije te beje asgje pervec mashtrimit. Cfar diplome ke ti zoti individ? Cfar ke mesuar ne shkolle dhe cfar di te besh? Do te vije koha qe dhe ne Shqiperi qe: cdo individ te marre ate qe meriton, por te siguroj qe dhe ty do te cirret maska e mashtruesit dhe do te dale ne pah ASGJEJA qe je!

      Përgjigjjuni
      1. N
        N

        Pse nuk e publikoni komentin tim?

        Përgjigjjuni
        1. n
          nje banor i Tiranes

          Ja more N , t'a botuan edhe komentin tënd prej idioti e hajvani , mbushur plot me urrejtje e te shara kundër kryetarit të bashkisë së kryeqytetit . Ti thua " i vetëshpallur kryetar" ; po nuk te vjen turp të turpërohesh ? Asnjë kryebashkiak në Tiranë , nuk ka fituar në 30 vjet demokraci , siç fitoi Erion Veliaj në zgjedhjet e fundit , me gati 70 për qind . Ti thua "çfarë shkollë ke bërë dhe çfarë di të bësh " . Veliaj , ka dy diploma universitare në një prej universiteteve më prestigjoze të SHBA-ve . Ky universitet , para tre vjetësh , duke u mburur që kishte nxjerrë një kuadër si Erion Veliaj , e ftoi në katedrën e tij dhe para qindra studentësh e pedagogësh , i dha titullin "honoris causa" , pra nderi i universitetit . Çfarë di të bëjë Erion Veliaj ?? Përsëri , të të vijë turp . Erion Veliaj i ka ndruar faqen Tiranës , kryeqyteti ynë nuk ka asnjë ndryshim nga kryeqytetet e tjera të Evropës dhe pa frikë mund t'a krahesosh me cilindo prej tyre . Tiranën e vizituan në dy vjetët e fundit mbi dhjete milion të huaj , duke u shprehur me superlativa për ndryshimet rrënjësore të kryeqytetit , për sigurinë dhe për ZERO mikrokriminalitet , shumë më i sigurt se Parisi , Londra , Berlini , Milano , e shprehur kjo statistikisht nga Bashkimi Evropian . Erion Veliaj i ri punës mbi kokë nate e dite . Ne Tirane janë ndërtuar qindra kopshte , çerdhe, shkolla të mesme , qindra rrugë e rrugica të asfaltuara ; Tirana është një metropol i madh me aktivitete kulturale , sportive , artistike , pothua të përditëshme , ku Erion Veliaj është në krye dhe organizator i çdo aktiviteti . Në Tiranë kanë dhënë koncerte yje të muzikës botërore .Ti e quan Veliajn " mashtrues" ? A e di se çdo të thotë mashtrues ? Konsiderohet një njëri që mashtron me premtime boshe . Po si mund të quhet mashtrues një njëri që premtimet e tij i ka realizuar e tejkaluar dyqind për qind . Çfarë ka premtuar dhe nuk e ka bërë , Sheshin Skënderbeu , Pazarin e Ri , piramidën , këndin e lojnave dhe rikonstruksionin e gjithë zonës së liqenit , që ngjan si zonë turistike e mrekullueshme , dhjetra kënde lojrash në çdo rrugë të Tiranës . Tirana , në kohën e Lulit u qelb e tera , ndërsa sot lulëzon në çdo skaj . Natën e Vitit të Ri , dola në shesh , si shumica e njerëzve ....kudo dëgjoheshin gjuhët italisht , anglisht , gjermanisht , madje dhe gjuhët aziatike , me mijra të huaj po kalonin festën e fundvitit ne kryeqytetin shqiptar në prezencë të kryebashkiakut , që numuroi mbrapsh sekondat e fundit të vitit që shkoi . Neve që kemi votuar masivisht , nuk mund t'a himagjinojme Tiranën tonë , pa kryebashkiakun Erion Veliaj . .

          Përgjigjjuni
          1. N
            N

            https://top-channel.tv/2023/05/14/pergjysmohet-pjesemarrja-ne-votime-ne-krahasim-me-2021-ne-disa-qytete/, persa i perket pjesemarrjes ne votime ne krahasim me vitin 2021. (Dhe ato qe kane votuar per Erjonin besoj se jane te punesuarit ne administrate dhe pushtet qendror). 1. Trafikun qe perjeton ne Tirane, nuk e perjeton kurre ne asnje vend europian. 2. Ndertime pa fund pa asnje kriter p.sh ne qender te Tiranes godinat jane pa nje plan te mirefillte urbanistik (nje kulle me 40 kate stonon me zonen perreth dhe nuk gjen histori (Prishja e Teatrit). 3. Pastaj ato autobuzet e unazes pa organizim. 4. Ajri i ndotur Tiranes nuk krahasohet me asnje kryeqytet te Europes. 5. Ato te huajt qe kane ardhur ne Tirane dhe flasin me "superlativa", ato nuk e kane pasur idene si ka qene Tirana. Per dijeni ato te huaj qe jane miq te mij kane mendim shume ndryshe nga ato te huajt e tu te "superlativave" . Per dijeni leviz te pakten cdo vit ne nja 7 vende te EU (kryeqytete) dhe e di shume mire si eshte situata ne EU ne krahasim me Tiranen.

            Përgjigjjuni
      2. P
        Po, profesionet e lira pse i armiqesove ??

        LALI RROFSH!!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje