Pesë banesa janë shkrumbuar nga flakët në qytetin e Burrelit, pas një zjarri të rënë mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të mbrëmjes së 12 janarit. Zjarri është përhapur me shpejtësi në të 5 banesat ky banonin familjarët duke marrë përmasa të mëdha. Banesat ishin ngjitur më njëra tjetrën.
Në një intervistë për Report Tv, Dallendyshe Skilla kryefamiljare, tha se se nuk e di shkakun e zjarrit. Ajo bëri thirrje për ndihmë pasi tha se i ka fëmijët në qiell të hapur.
''Kam dalë në 7 pa 20 te puna. Kam lënë fëmijët brenda dhe kur më kanë marrë në telefon po të digjet shtëpia. Ka ndodhur nga ora 6 e 30 në orën 7. Fëmijët kanë qenë tek tezja e vet.
Nuk e di se cili ka qenë shkaku i zjarrit vetëm më kanë thënë se banesat janë djegur. Kanë ardhur mbrëmë përfaqësues të bashkisë. Sot me kanë thënë se do vij. Kërkojmë ndihmë të strehojmë fëmijët'',- tha ajo.
18 anëtarët e 5 familjeve që iu dogjën banesat e kanë kaluar natën tek të afërmit.
Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, nga banesat nuk ka ngelur thuajse asgjë, pasi janë shkrumbuar së bashku me orenditë që kishin brenda. Policia po heton për shkaqet e rënies së zjarrit që mendohet te jetë një shkëndi elektrike tek njëra nga banesat.
Nezir Sinani drejtor i Emergjencave civile pranë Bashkisë Mat, tha për Report Tv se shkak për zjarrin dyshohet ndonjë shkëndijë elektrike e shtoi se po punohet për strehimin e tyre.
''Janë objekte pa leje, magazina të vjetra jo ndërtesa, pra me ndërtim solide por të adoptuara. Me këtë familje do të zbatojmë të gjitha procedurat për strehimin e tyre. Aktualisht janë 5 familje. Ne thirrëm dhe biseduam me familjet. Aktualisht mbrëmë kanë qëndruar tek të afërmit e tyre ndërsa sot do të bëjmë verifikimin e situatës. Kemi ngritur grupin e punës. Shkaku i zjarrit akoma nuk ka dalë. Mund të jetë nga ndonjë shkëndijë elektrike, pasi familjarët përdorin për ndonjë sistemin elektrik'',- tha Sinani.
1.Elton Pjetri 5 antare ,(3 femije )
2.Fatmir Bushati 2 Antare
3.Sokol Skilla 5 antare (3 femije )
4.Dava Zenelcanaj 4 antare
5.Isen Lika 2 Antare
Lini një Përgjigje