
Shqiptarja e parë kryebashkiake në SHBA, Violetta Berisha në një intervistë ekskluzive në “ABC e Mëngjesit”, ka rrëfyer përfshirjen e saj në politikë dhe vendosjen e saj në krye të një bashkie në Nju Xhersi.
Gjatë kësaj interviste, Violetta Berisha ndau edhe momente të familjes së saj, largimit nga Shqipëria në 1952, dhe vendosjes në Itali, ku edhe ajo vetë ka lindur, në Romë, më pas kur ishte në moshën 3-vjeçare, familjarët janë vendosur në SHBA.
Tashmë Violetta Berisha drejton mininashkinë e Fairway në Nju Xhersi. Berisha është e para grua kryetare në 129 vite qëkur Fairway u shpall bashki.
“Puna ime fillon në 08: 20. Në Fairway, janë rreth 15 mijë banorë. Në politikë ishte në politikë dhe më kërkoi të hyja në Këshill, dhe aty nisi e gjitha. Kam qenë në Këshill prej 7 vitesh. Në 1952 familja ime u arratis nga Shqipëria, babai im ishte 6-vjeç dhe kështu iu shmangën komunizmit dhe shkuan në Itali. Unë linda atje dhe më pas erdha këtu kur isha 3-muajshe. Në shtëpi ne gjithmonë flisnim shqip, por duke u rritur, në shkollë, e kisha më të lehtë të flisja anglisht. Emri Violetta nuk është shumë i zakonshëm mes italianëve të Amerikës, por të gjithëve u thoja që jam shqiptare”, është shprehur ajo.
Gjithashtu Violetta Berisha theksoi se në qytet ka shumë shqiptarë, janë rreth 50-60 familje shqiptare, duke shtuar se ka pasur edhe një mbështetje të madhe prej tyre.
“Në qytet jam shumë e përfshirë në qytet, kemi qenë këtu prej rreth 30 vitesh. Fëmijët e mi kanë shkuar në shkollë këtu, janë rritur këtu dhe kur dikush të njeh, nuk përfshihet më shumë politika. Pasi t’i përpiqesh të ndihmosh njerëzish dhe kjo është ajo që vlen. Mandati zgjat katër vite”, ka thënë ajo.
boooobo do ta bejne lesh e li edhe ameriken keta maloket
Serbet dhe komunistet na quajne maloke dhe e bene lesh e li kete toke. Ne Amerike na duan sepse jemi qytetare model dhe punetore. Me fjele te tjera bejme punen dhe e bejme mire. Sa per dijenine tende kur paraqitesh ne zonat e banuara nga ata qe ti quan maloke (New York, Jersi etj.), pavaresisht nga cila zone e Shqiperise je do te ndihmohesh. No Boston ku jane "jo maloket" po paten mundesi te shtyjne ne gremine. Nuk flas per brezin e vjeter patriot te Nolit me shoke, por per brezin e indoktrinuar nga partia serbe qe beri "lesh e li" Shqiperine qe nga 1941 e deri sot.
Me drejt se e ke shkruar nuk behet. Keta "jo maloket" jane ne fakt katundare, por nga ata te trashet, qe nuk e kuptojne dot se jemi te gjithe shqiptare, pamvaresisht ne nga cilat vise te vendit tone vijme. Une kam lindur ne Tirane, nga baba nga Shqiperia e Mesme dhe me nene nga veriu. Ime shoqe eshte me origjine nga jugu. Per ne, cdokush qe flet gjuhen e bukur shqipe eshte vallai apo motra jone. Jemi vec nje grusht dhe vetem duke ndihmuar njeri tjetrin do ecim perpara. Per fat te mire, tipa si ky debili jane shume pak. PEr mua, ata jane jashteqitja e kombit tone dhe nuk ja vlen me i konsideruar si shqiptare. Jane pikerisht keta qe na turperojne duke bere krime.
tani fillo korrupsjoni ne Amerike
Një lajm pa vlerë . Do të ishte intetesante zgjedhja për kryetar bashkie në një qytet mbi 300 mijë banorë dhe jo 15 mijë e një Shqipari , Shqiptare qe ka emigruar mbas viteve 90