Aktori i humorit, Ermal Mamaqi prej ditësh është bërë pjesë e kronikave të lajmeve, pasi e kanë akuzuar se ka dalë në hetimet e SPAK, si pjesë e skemës së pastrimit të parave me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke lëshuar disa fatura fiktive nga biznesi ku ai është 50% aksioner.
Në një reagim në rrjetet sociale, Ermal Mamaqi ka thyer heshtjen duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në ato akuza që janë hedhur ndaj tij, duke theksuar se s’ka bërë asnjë shkelje ligjore dhe nuk është i përfshirë në asnjë skemë pastrimi parash.
Aktori u kërkon të gjitha mediave që kanë shkruar për të, që t’i heqin lajmet, pasi do të përballen me pasojë ligjore. Mamaqi shprehet se i kanë shkaktuar dëme psikologjike, morale dhe ekonomike.
“Nisur nga një lajm i rremë që po qarkullon së fundmi dua të bëj një sqarim për fansat dhe dashamirësit e mi, gjithashtu kam një kërkesë të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që në mënyrë të qëllimshme ose prej mungesës së profesionalizmit, kanë kontribuar në shumëfishimin e kësaj të pavërtete.
Nuk jam i përfshirë në asnjë skemë pastrimi parash dhe nuk kam bërë asnjë shkelje ligjore, ndryshe nga çfarë po përflitet.
Ky informacion i rremë, i shpërndarë nga disa media dhe gazetarë të cilët kanë shkelur me të dyja këmbët etikën dhe parimet e profesionit të tyre, ka shkaktuar dëme psikologjike, morale dhe ekonomike.
Për rrjedhojë, ju bëj thirrje që të përgënjeshtroni dhe fshini të gjithë lajmet në adresën time lidhur me këtë çështje, pasi në të kundërt, ndaj çdo subjekti të përfshirë do të ketë një ndjekje ligjore ku secili do përballet me pasojat që parashikon ligji.
Ndërsa atyre që janë angazhuar në fyerje dhe shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes, dua t’ju them se nuk është kjo mënyra për t’u ndjerë më mirë, apo për të ngushëlluar veten”, shkruan aktori i humorit.
Ermal Mamaqi vijon më tej duke thënë se kush ka të vërtetën me vete nuk i trembet asgjejë, ndërsa thotë se puna që ai di të bëjë është arti, duke njoftuar edhe dy projekte të tjera filmike.
“Kush ka të vërtetën me vete nuk i trembet asgjëje. Dhe e vërteta ime është puna që bëj, sakrificat e mia, arti im.
Në fund, dua ta mbyll me një lajm të mirë për të gjithë ata që më kanë mbështetur këto ditë dhe që kanë qëndruar pranë meje. Shumë shpejt lançoj dy projekte të reja filmike, do të shihemi në trajnimet për vetëzhvillimin dhe në shumë projekte të reja të cilat do t’i zbuloj në muajt në vijim.
Këto janë punët e vetme që di të bëj dhe falë tyre gëzoj çdo gjë që kam. Shihemi së shpejti, Ermali”, mbyll reagimin e tij aktori.
Nga shkrimi që bën, kuptohet që është i përfshirë në këtë mess! Luan rolin e viktimës!
E duam prej Amit pergenjeshtrimin se ti je ne autobus. Mund t'i kete ngene ajo fiqte.
Pse te dogji ty o mashtrues ku i gjete gjithe ato lek ,a me fal po i bere me ato dy kenget bajate qe ke bere.Po ca artisti je ti o debil trego te verteten dhe mos bej gam gam kot o koker debili.
Ok Mamaq djali. Do te provohet faji apo pafajsia jote. U ba boll qe 30 e kusur vjet vidh e vidh e kush te mos denohet. Tani vjedhesve po u ngushtohet rrethi nga zoti SPAK..! Hajde Mamaq,dalsh faqebardhë.!
ky bastard
po iris pekmezi??
Po pse ça ka po Irisi merr jahu? Po pse nuk thua Taulanti!
Po mo Ermal po, kemi punuar nje jete te tere dhe nuk kemi nje kacidhe menjane. Po pse me ate humorin tend prej budallai behet gjithe ajo pasuri? Po ku dolet ju brez me i mencur? Ne nuk e njihnim vjedhjen. Kushtu thone te gjithe hajdutet, i kemi duart e pastra. Po ne fakt, i keni me te pista se derkuci ne lluce. Me e sakte, te presim se cdo te na thote SPAK. Ne te ngeshem jemi. Durimi na karakterizon. Soni i hajrit.
Pyesnin veten njerezit kush eshte ai rrote qe paguan 20 mije euro per t’u motivuar nga Mamaqi. Paska qene Ilir Baba me 40 hajdutet. Hahaha
Akori i humorit??? Po ca aktori ky aman...
Po te maresh 700 meleone nga shteti per te bere nje film qe nuk e sheh njeri nuk eshte vjedhje ?
Po ky Mamaqi-ri sikur ishte dhe shkrimtar?
Kampioni i këtyre gjërave është Pamfleti dhe nja dy duket të afërt me të.Njerezit u besojnë se ky djali ka vjedhur dhe nuk besojnë SPAK un për ata që heton.Nuk dua të mbroj çiftin se nuk i njoh por di që kanë punuar që të dy si kali.Ami merret me fustane nusesh dhe pyesni sa paguhet një fustan dasmë me qera ose për t'a blerë dhe mos u çudisni se mund të shkojë tepër lart,kam frikë se mund të shkojë mbi 30 milion në muaj I shoqi ka bërë tri punë në ditë.Ne TV. emisione që ai bën paguhen tepër mirë.Ermali është djalë meinisiative dhe të jeni të bindur se prandaj e kanë inat kolegët se ai bën atë punë pa pritur të bjeri gjë nga qielli si artistët tjerë
Haha hammm...... Ky hajdut karagjoz
Te gjitha vilat 700 milionshe duhen hetuar ku i gjrren parate..ja thene mire profesor kabo...spaku te shkoj te vilat e te hetoje
Ja pra qe me ne fund doli e vërteta , Ermal Mamaqi nuk i bente leket nga Ami qe ju mendonit se hante kumbulla pas kurrizit te Ermalit por ky i fundit qenka perfshire ne afera korruptive me Ministra te Rilindjes , pastrim parash , tani qe Ami te dale e plaster duhet t'a ndaje Këtë hajdut sa me pare qe la Name duke ju lëpirë sa Berishës sa Veliajt , ja Pra si bëhesh i pasur edhe duke qenë Karagjoz.
Mamaqi-ri te gjithe dine qe eshte i perfshire ne lloj lloj pislleku, vatem prokuroria ndoshta se di. Ky legen hiqet sikur i ben parate me bythen e amit po ca me flori e ka ajo pidhshtremta. Hajde verifikim aty.
Matherfaku i ka bere leket duke mesuar njerezit si te behen te suksesshem.
Epo pa patur asnjeri ndonje aftesi vetem e mban vehten si komedian qe ste ben per te qeshur dhe ajo qe kercen na jane bere biznezmen te fuqishem Dihet se si i kane bere parate Mashtrues !
Ate rreshtin e fundit: (kam 2 projekte) qe medemek ate di te besh dhe nga ato ke fituar kaq shume , sikur nuk shkon o gaztor!!! Mos u merzit o yll i kinemase se do vij ora
"Trajnime per vetezhvillim" nga Ermal Mamaqi. Nuk eshte skeç i portokallise, por ideja eshte super.
Tere jeten me ate humorin tend bajat je tallur me te tjeret ! Tani ka erdhur koha te tallen me Ju Keshtu eshte jeta nuk mund te vazhdoni te talleni gjithe kohes !
Nuk e kuptoj pse kaq urrejtje ndaj Ermalit, qoftë edhe bashkshortes. Nëse është i përfshirë, ta hakë, nëse jo, ka të drejtë që nuk dëshiron të përgojohet. Nëse nuk është i përlyer, suksese. Nëse po, hajd në burg me shokët.
Opa e hengri edhe ky.
a Ami Ami
Ermal je nje matrapaz pa shkolla por hajdut I pamatur.
Mamaqiri ose humoristi deshtak eshte bythlepiresi me i madh I oligarkeve, aq sa sjua kursen edhe Amin.
Na trego cilet jane ata qe jane trajnuar tek ty, sa kane paguar dhe sa taksa ke paguar ti per kete biznes. Te verifikohet edhe tek zyra qendrore e taksave.