Një 35 vjeçar u arrestua në Lushnje pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Prindërit e djalit që bashkëjetonte me vajzën thonë se nuk e dinin se ajo ishte 14 por 17 vjeçe. Ata thonë se fejesa dhe dasma është bërë në dakordësi me prindërit e saj. Sipas tyre, as i biri nuk e dinte se nusja ishte 14 vjeçe.
E mitura që prej muajit Mars të vitit të shkuar jetonte me familjen e djalit ndërsa këta të fundit kishin bërë edhe dasmë. Kjo është kundërshtuar nga prindërit e vajzës, të cilët e kanë denoncuar rastin në polici. Prindërit e djalit thonë se vajza i ka thënë djalit të tyre se ishte 17 vjeçe dhe jo 14 vjeç.
“Djali nuk e mori me zor. Ka 10 muaj këtu. Na erdhën prindërit e asaj. Ata kanë bërë denoncim se vajza ka ikur nga shtëpia. Donin t’i bënin presion gocës se do të të vijmë të të vrasim. Dje erdhën dhe na morën në telefon. Bëmë qerasjen dhe kur erdhi çuni prej pune, i thanë gocës se do të të marrim. Mos se do të vijë policia, vajza mori mësuesen. Nusja është 14. Nuk donte të shkonte në shkollë. Ajo tha se gënjejnë prindërit e mi”, tha e ëma e djalit.
“Dasmën e kemi bërë në gusht, thashë t’i gëzoja. Pyeta prindërit e asaj. Ata thanë nuk keni punë me vajzën tonë që ta bëni nuse. Në atë kohë i bënë presion nuses, sëmuret dhe shkon në spital 4 ditë rrjesht. Ata në polici, vjen policia dhe e merr çunin. Vajza ka qëndruar me dëshirë. Denoncimin e bënë ata”, shtoi babai i tij.
turkish telesehir continue......
KUR ESHTE ME DESHIRE NDRYSHON PUNA POR NE RAST ABUZIMI DUHEN PUSHKATUAR...... POR EDHE MOSHA PER MARTESE PER FEMRAT DUHET NDRYSHUAR SEPSE KOHET JANE NDRYSHE NE KUPTIMIN E ZHVILLIMIT .........POR CDO ABUZIM MUND TA BESH DENIMIN DY E TRE HERE ME SHUME SA ESHTE PER TE PARANDALUAR.......DUA TE THEKSOJ SE NE PERENDIM TE ABUZOSH ME FEMRAT JE I VDEKUR KURSE TEK NE NUK ESHTE KESHTU SEPSE THUHET JO DESHI VETE JO SDESHI VETE........FEMRA SI SEKSI I DOBET DUHET MBROJTUR ME LIGJE TE RREPTA QE TE MOS I SHKOJE KUJT NE MEND QE TE PREKE NJE FEMER..........NGA ANA TJETER DUHET LEGALIZUAR PROSTITUCIONI DHE KANABISI SEPSE EKZISTON SI FENOMEN NDOSHTA MEGJITHE DESHIREN E SHTETIT PER TA NDALUR...........DO TE LEJONTE PERFITIME EDHE NGA USHTRUESIT EDHE NGA SHTETI DHE NGA ANA TJETER DO ZHDUKESHIN PERFITUESIT E VERTETE QE JANE PROTETORET OSE TUTORET ......KA VENDE TE ZHVILLUARA QE KANE KURAJO DHE I TRAJTOJNE DREJTE KETO DY PROBLEME ...........MBETET EDHE LEHTESITE PER LEGAIZIMIN E PARAVE NGA REFUGJATET......EDHE KY FENOMEN PERFITUESIT JANE TUTORET OSE ATA QE MARIN PERSIPER TE FUSIN NE QARKULLIM DUKE PERFSHIRE EDHE BANKA.......DUHET THEKSUAR SE NE TE TRE RASTET MUND TE PERDOREN LIGJE PERJASHTUESE SIC ESHTE NDALIMI PER MINORENET E PER KRIMINELET.......KY. I FUNDIT KA LIGJ QE BEN SEKUESTRIMIN E PASURIVE KUR DEL SE ESHTE ME LIDHJE KRIMINALE ...........POR A DI TA BEJE EDI RAMA TANI QE E KA MUNDESINE..???? MBETET PER TE PRITUR ME SHPRESE......DO ISHTE HEQJA E VIZAVE ME E RENDESISHME SE SA KETO TRE PRODUKTE TE PA LEGALIZUARA.????????
14 me 17 ka diference te madhe faktikisht... 17 je adult, njeh boten dhe njerezit... pupupu... a ju shpelafte panuklla familjarisht si juve si ate pedofilin impotent qe keni per femije! Ju duheni plasur te tere ne burg o qelbesira!
Sa keq me vjen per keta prinder.. nuk e di si jane si njerez, por me dhimbsen si prinder se jam prind vete.. Eshte kollaj te flasesh nga ekrani se keta jane mostra bashke me djalin, kur ne fakt askush nuk e di sesi eshte tamam e verteta.