Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur Dritan Mezini, një prej ekspertëve më të mirë në fushën e punësimit dhe teknologjisë se informacionit dhe themeluesi i "Dua Punë". Një lajm i hidhur jo vetëm për të afërmit, por për të gjithë ata që e njihnin dhe kishin bashkëpunim me të.
Gjithmonë i papërtuar për të ndihmuar çdokënd që kërkonte ndihmën apo ekspertizën e tij, i papërtuar me gazetarët për t’iu përgjigjur kurdo për interes publik. Artan Mezini do t’i mungojë botës akademike, opinionit publik, por mbi të gjitha ekonomisë së vendit, që humbi një prej inovatorëve dhe guximtarëve në nisma të rëndësishme.
Me një përvojë të pasur mbi 27 vjet Dritan Mezini solli ekspertizë të plotë në fushën e sipërmarrjes, transformimit dixhital, të tregtisë elektronike, menaxhimit të projekteve, si dhe të burimeve njerëzore.
Konsultonte sektorin privat dhe publik, ishte drejtues i shoqatës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, themelues i një startup-i, siç është portali duapune.com, anëtar i disa grupeve të punës pranë Bashkimit Europian për teknologji moderne dhe më gjerë.
Dritan Mezini po ashtu ishte folës publik dhe trajner i spikatur në fushën e përdorimit të teknologjisë për një biznes të suksesshëm, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
I diplomuar nga Universiteti i Tiranës në degën e Informatikës, ai gjithashtu mban dy diploma Master – në Administrim Biznesi me përqendrim në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit nga Universiteti i Illinoisit Perëndimor (WIU) në Macomb, IL, SHBA dhe në Menaxhimin e Projekteve nga Keller Graduate School of Managment, në DeVry University of Chicago, IL, SHBA.
Ngushellime Tan, te paste marre Zoti prane vetes!!
Ngushëllime!
Ngushellime familjes per humbjen e te dashurit te tyre. Nga se i erdhi kjo fatkeqesi te ndjerit, semure apo aksident, gjthesesi ngushellime e qofte i parajses.
E dhimbshme, të ikësh papritur dhe në moshë të re. Ngushëllime familjes, ti rrojnë fëmijët.
Lamtumire i dashur Artan! Qofsh i nderuar e i paharuar! Ngushellime familjes!
Është një humbje e madhe për ekosistemin e teknologjisë në Shqipëri dhe për ata që e kanë njohur. Mirënjohje për kontributin e tij! Ngushëllime familjes!!
Ngushellime familjes dhe te aferme. Tan Mezini ishte burre zotni, i qeshur i dashur, dhe i mencur. Do na mungosh Tan i dashur.
Mi piku ne shpirt kur e mora vesh.Dheu i lehte miku im.
RIP
Ikin të mirët,por nuk shportën politikanët dhe qeveritaret e poshter qe i kanë pirë gjakun popullit shqiptar prej 33 vjetesh!
Ludvig Kapllani Ngushullime familjes dhe miqeve te shunte kudo ne bote , per humbjen shume te madhe te Tonit tone te dashur. Ka lene miresine dhe dashurine njerezore qe do te kujtohet perngahera.
Sa shuuumm sa shume kurikulum te pasur kishte ,tek lexoja nje shkrim per te,nuk e di ....te ikin keshtu njerez te tille, ku prishin kaq shume pune e rri Saliu .
Nuk ha mortja mutra si saliu,por ha të mirët.
Ngushellime familjes. Super personazh. Kenaqesi qe kisha mundesine t’a njihja e t’a çmoja per ate qe ishte. Lamtumire Tan!
Humbje e madhe kur na ikin kera lloj njerzish. U prehsh ne paqe!
I ndrite shpirti e u prehte ne paqe! Nje djale i shkelqyer! Nje humbje e madhe per familjen e shoqerine!
Tani, nje djale, mik dhe shoke i persosur! Do te na mungoj shume.
Nje personazh qe e njihte dhe respektonte gjysma e Tiranes. Nuk e ndau asnjehere punen per veten e tij nga puna per vendin e tij. Pozitiv dhe modern i pandreqshem. U largua nga USA dhe u kthye ne Shqiperi me motivin qe karriera me e bukur e nje profesionisti eshte ajo qe ndertohet ne vendin e tij dhe per vendin e tij. RIP Tan Mezini !
Komenti juaj eshte shume i vertet. Une Tanin e kisha mik te vjeter. Dhe kur ishte ne USA, asnjehere nuk mendoj te qendronte ne USA por te kthehej ne Shqiperi dhe te jepte kontributin e tij. Cun persembari, sic i themi ne nga Tirona. Qofte i paharruar kujtimi i tij. Genci
Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të tij. U prehtë në paqe!
NGUSHELLIME
Ngushellime familjes Mezini.Qofte i parajses.Me cfare ka bere ai e vendin ne parajse.Edhe njehere ngushellime.
RIP Tan Mezini! Shpejt ike. Te gjithe kishin nevoje per ty. Ngushellime familjes.
Ngushëllime familjes dhe gjithë miqësisë!U prehtë në paqe! Qoftë i parajsës!
Mos ia ulni vlerat me diplomat Master se ato i disponon gjysma e Shqiperise ku gjysma e kesaj gjysme eshte pa shkolle te mesme!Master ka edhe Paloma ,ai qeni i rrugeve!Sa per te ndjerin Dritan i shprehim Ngushellime familjes dhe te afermve,per humbjen e te dashurt te tyre !
i vaksinuar?
U mpreht ne xhehnet ...
Tani ishte nje cun i shkelqyer. Pata rastin te pija kafe me te ne Uashington dhe me vone ne Tirane. Ishte shume i gezuar - sapo kishte marre pasaporten kanadeze. Me vjen shume, shume keq qe iku kaq shpejt. Ngushellime te sinqerta familjes dhe te njerezve te tij te afert.
Ngushullime familjes,u prehte ne paqe