Media gjermane DW i ka kushtuar një dokumentar largimit masiv të mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Ajo ka marrë rrëfimet e disa të rinjve në Tiranë që po ndjekin kurset intensive të gjuhës gjermane dhe më pas të emigrojnë.
“Në Shqipëri është përhapur fjala se sektori gjerman i shëndetësisë dhe kujdesit ka mungesë aftësish. Shumë punonjës të kualifikuar të kujdesit shëndetësor kanë vendosur të largohen për në Gjermani.
Në Tiranë, 22- vjeçarja Alketa Kaja po kryen një kurs special të gjuhës gjermane për kujdesin shëndetësor dhe infermierinë për t’u përgatitur për jetën e saj të re. Një klinikë gjermane i ka ofruar një punë dhe po paguan tarifat e kursit”, thuhet në dokumentarin e DW.
Për kontrast nga ana tjetër DW prezanton edhe infermierët në zonat e thella malore të Shqipërisë së veriut, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë për orë të tëra në këmbë drejt pacientëve që kanë nevojë.
“Vetëm 50% e punonjësve të kujdesit shëndetësor të trajnuar në Shqipëri mbeten në vend. Njëri prej tyre është Kastriot Qehaja. Edhe pse puna e tij është e mundimshme dhe e paguar dobët, ai nuk dëshiron të largohet nga vendi i tij. Dikush duhet të kujdeset për të moshuarit, fëmijët e të cilëve kanë shkuar për të punuar në Evropën Perëndimore”, tregon DW.
Në dhjetë vitet e fundit mijëra mjekë e infermierë janë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë për shkak të kushteve të këqija të punës, rrogave të ulëta dhe pamundësisë për të bërë karrierë. Shihni më poshtë dokumentarin e plotë e DW.
Propaganda Gjermane. Gjermania eshte vendi me i mbivleresuar ne bote. Ky reportazhi ka harruar te tregoj kushtet mizerje ku jetojne emigrantet, qirate super te shtrenjte, taksat dhe jetesa shume e shtrenjte. Mos te mjaftojne keto ke dhe racizmin, krimin dhe drogen ne getot Gjermane. 1.200 deri ne 1.500 euro rroga ne dore. 1 mij i do shpia qira, taksa e fatura. Bejeni llogari vet per te tjerat. Gjermania skllever do, po te jene te bardhe eshte bonus.
1800 e kam un qerane ne Berlin . 2780 mar ne dore . Llogaritini vete jo trasporti jo ushqimi jo veshmbathje sa me tepron . Jan genjeshtra tegjitha qe thone . Vetem eshte e pamundur te jetosh me nivelin e jeteses qe eshte ketu po nukpate shtepine tende . U bera 4 vjet ketu .
Prapë është më mirë se 500 mike lek ne Shqiperi ku shumë gjeta bazë kushtojnë me shume se ne Gjermani
Le ta themi sic duhet. Jane mosmirenjohes dhe shikojne vetem bythen e tyre, packa qe jane arsimuar me taksat e popullit dhe kane marre nje arsimim te mire, sepse ndryshe Gjermania nuk do ti merrte menjehere ne pune. Gjendja dhe kushtet nuk jane si ne fillim te viteve 90te, as 2000 e 2013. Cdo dite e me shume infrastruktura dhe kushtet e mjekesise po ripertrihen dhe ndertohen me standarte te larta. Ndersa ne vende te huaja studentet e degeve te mjekesise shkojne ne vendet me te veshtira per te bere praktikat e tyre dhe e perdorin si pjese e aktivitetit te tyre per te ndertuar nje CV per te ardhmen. Keta tanet duan ose te rrine ne qytet te shtyhen me njeri-tjetrin ne nje godine, per te mos shkuar t'u sherbejne njerzve ne periferi, ose duan te marrin ate cope diplome e t'ia mbathin te shikojne vetem per bythen e tyre. Nuk ka si mund ta ndertojme Shqiperine keshtu, nqs vetem i merr dhe iken pastaj pa i dhene asnje sherbim, as ate bazik jetesor, sikur edhe per nje kohe te shkurter.
Qeveria s’i do . Si paguan sa duhet, i keqtrajton si kriminel, i mbitaton dhe eshte populli ai qe e peson .
Pagesa ndoshta eshte e diskutushme po mbi tatimin ku e shikon ? Un ketu ku jam ne 100 euro 55 i kam taksa
Atëherë ju fitoni më shumë se 1 milion euro në vit se s'ka mundësi 55% taksë Nga rroga bazë 15 mije€ deri ne 62 mije € ne vit varon taksimi nga 15% deri 32% Po me rrogë mesatare 32-35 mije euro nuk ka shans te kapë taksimi 55%