Oborri Mbretëror ka reaguar pas videos së publikuar në rrjet ku konfrontohen fizikisht Princ Leka dhe Elia Zaharia.
Në reagim thuhet se Oborri Mbretëror shpreh zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.
Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet
“Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.
Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.
Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.
Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet”-thuhet në reagimin e Oborrit Mbretëror shqiptar.
Oborri i MUTIT
Normal police paguhen nga mediat se ndryshe vdesin per buke...keshtu funksionon aty...po kush e ka mare ne dorezim nga police te arrestohet...
O zot kane "rrahur" lekan... sa keq me vjen.... tere diten studiot tv na knaqen urrrraaaa... Po kur vret vellai... vellane asgje... urte... hi hi hi shoqeri e dh@@ reee.
Vertete... kur u dorezua filmimi ne polici si prove, cili person (polic) ka firmosur, kush pastaj i administron, i ruan keto prova, perse ta kete publikuar, me c'qellim?! Perfitim monetar ndoshta? A duhet, dhe a do te mbaje pergjegjesì punonjesi i policise qe ka kryer kete akt te ULET?A ka ligje qe i denojne keto shkelje? A ka sherbim te brendshem qe merren me keto ceshtje ? Kjo eshte policia qe duam? Si mund te kemi besim tek keta qe i paguajme te na mbrojne... jo te na shesin?! Shpresoj te sqarohen keto promlematika, qe jane shume me te renda e te rendesishme se sherri i Lekes!
Oborri Mbretëror? Ah ah ah ah ah ... me sakte do te ishte Obori Matiti!
Pak rendesi ka per ne, oborri mbreteror apo oborri i lagjes, rendesi ka qe nga policia dalin materiale qe zduhet te dalin ne publik, pa u sqaruar gjerat, ndermjet paleve konfliktues. Te demtuarit duhet te zhdemtohen, mbasi u eshte prishur imazhi.
Oborri i kujt? I atij qe iku dhe la 10 njeres te luftonin ne Durres. Rrace e keqe