
Në Ditën Ndërkombëtare të Medias, gazetarja Klementina Cenkollari është shprehur se liria e shtypit vit pas viti është bërë edhe më e vështirë.
Duke listuar sfidat e vjetra dhe të reja të gazetarëve, ajo nënvizon jo vetëm presionin mbi punonjësit e shtypit por edhe bunkerizimin e institucioneve apo dezinformimin që vjen nga "aktorë" të ndryshëm qoftë institucional apo jo institucional.
"Ka një tendencë për të centralizuar informacionin dhe kjo nuk është vetëm në vitet e fundit, por nga viti në vit ka një tendencë për ta centalizuar informacionin duke i mbyllur kanalet e informacionit për gazetarët qoftë kur i kërkon zyrtarisht apo qoftë kur i kërkon jo zyrtarisht", thotë Cenkollari.
Ajo është ndalur edhe tek Agjencia e Medias që ka ngritur qeveria:
"Qasja tek informacioni publik eshte bere shume i veshtire, edhe se fundmi me Agjencine e Medias, ku te dhena dhe informacione qe kerkohen ne baze te ligjit te informomit, ne shume raste nuk percillen ne kohe dhe duhet t’i drejtojemi Komisionerit", tha ajo.
Gjithashtu, Cenkollari nuk la jashtë fokusit të saj edhe autokritikën ku tha se shumë gazetarë abuzojnë me profesionin e tyre duke shkelur etikën.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë të zv.kryeredaktores së MCN:
Shtypi në shqipëri është në shërbim të pushtetit, korrupsionit dhe mafjes. Vetëm ata kanë para të pista të paguajnë shume.
E gjitha nuk vjen nga hici ,as Krizat e gjithaneshme qe po jetojme ,por Liria e Shtypit degjenron kur nuk kemi Liri ne vet ate qe ne nenkuptojme me medie ,ku Redaktori dikton se kush Lajm apo shkrim do lejohet ne Opinion e kush jo , kur media vet sherben si nji suport i X .politike te caktuar ,pra kur kemi te bejme me vet nji Mekanizem te Korrurptuar Mediatike ,qe nuk funksionon si Mediet e Botes ,ku Niveli e te berit gazetari eshte jo ai qe duhet te ishte , pra jane shume faktore qe Mediet dhe Gazetaret joserioze nuk merren seriozishte jovetem nga Politika e Institucionet e Korruptuara ne Shqiperi , por as vet populli . Nuk kam pare nji Gazetare te Vertete ,qe ti bej nji Pyetje direkte X -Mafiozi te Njiohur ne Politike ,qe demaskon hipokrizine e medies ne pergjithsi dhe mbron interesat e vendit te vet dhe Opinionit popullit ,plus pastaj mos te flasim per mediet e shkruara ,ku Censura vs shqiptareve eshte nji diskrimiminim i turpshem ,qe per cudi asnji nga ju gazetaret nuk e njihni dhe s'e shikoni per ta bere nji teme ne Gazeta apo TV ,. Pra cila eshte Liria qe ju kerkoni tani ? Nga Redaksite tuaja apo Pronari juaj qe ju grumbullon si pula pas koqeve te misrit qe ju hudh ku do shkoni me mikrofon ne dore , apo Lirine e Anarshise se vet Medies qe ju krijoni me paaftesite tuaja me fakenews e shkrime me pororsi .Dini ju gazetaret cfar doni me ate qe quani Liri ? apo fryn nji ere nga Jasht dhe tund Veshjet tuaja te mendafshta . O zot Kazanet e Shqiperise ne revolt !
Para se te flitet per lirine e medias , duhet folur per cilesine e medias. Per te dy keto aspekte, pergjigjia mund te jepej permes nje sondazhi dhe jo permes ojf qe vetevleresojne rolin e tyre. Kam pershtypjen qe nota per keto dy aspekte do ishte jo me shume se - mjaftueshem.