Ka diçka tepër bezdisëse kur një qytet e ka të pamundur të të lejojë të rrish vetëm, jo sepse je i rrethuar gjatë gjithë kohës nga njerëz të tjerë, pasi shumica e qyteteve të tillë janë, por sepse Tiranës i mungon hapësira e vetmisë. Nuk ka një cep ku ti të mund të tërhiqesh për të ngadalësuar sado pak ritmin e jetës, apo një xhep që nuk kërkon të mbushet nga zhurma dhe shkëmbime.
Ndërsa bisedonim në episodin e fundit të Apostrof Podcast, regjisori Gentian Koçi artikuloi atë që shumë nga ne e ndiejnë, por rrallëherë arrijmë ta shprehim qartë, se në Tiranë, vetmia për shumë njerëz është kthyer në një luks të paarritshëm.
“Është një qytet ku nuk ke luksin të rrish vetëm. Ti mund të kesh nevojë për shembull në një moment të caktuar, të gjesh një cep, ku të rrish me veten tënde, duke menduar, lexuar, ose dëgjuar muzikë… Thjesht të rrish vetëm dhe nuk e ke këtë mundësi.”
Është pikërisht kjo frazë, “nuk e ke këtë mundësi,” që tregon shumë në lidhje me arkitekturën urbane, por edhe se si kapitalizmi, shpejtësia dhe mbijetesa, janë shndërruar në një lloj koktejli që vret edhe idenë e reflektimit. Qytete si Tirana nuk janë më të dizenjuara për të menduar në qetësi, por për lëvizje, zhurmë, dukje dhe sa më tepër reagime të shpejta emocionale ndaj çdo gjëje, duke bërë që shpesh, në përpjekjen tonë për të konsumuar dhe performuar, të humbasim edhe aspektet më elementare të të qenit njerëzorë.
Filmat e Koçit, veçanërisht “Një filxhan kafe me këpucë të reja veshur,” e pasqyrojnë mjaft mirë këtë mungesë të frikshme reflektimi të brendshëm. Ndonëse të heshtur, personazhet e tij janë mjaft të pranishëm. Në skenat e filmit ka momente të gjata heshtjeje ku nuk thuhet shumë përmes fjalëve, por shumëçka përjetohet. Kjo është ndoshta edhe një nga arsyet përse filmat e tij rezonojnë me shikuesit, sepse ofrojnë pikërisht ato çfarë qyteti nuk na i jep më: heshtjen, kohën, një vend për t’u përballur me dhimbjet po edhe me kënaqësitë tona.
Ndiq episodin e plotë me Gentian Koçin: Apostrof Episodi 31
Nuk ke ku të rrish vetëm , të mendohesh në qetësi ? - Në shtëpinë tënde .
Tamam ate po mendoja si pergjigje .. ne mettopolet e botes eshte e njejta gje .. ne tirane 15 mi. Me makine dhe je jashte qytetit dhe plot hapesira te krijosh…
Abkommen Andrej nga ke origjinen se ke Boll Hapsire. C‘jane keto te shpifur keshtu ?
Dil maleve.
Ketu ja ke fut kot. Shko tek liqeni dhe ke plot vende ku rri vetem. Naten tek shkallet e universitetit
Po, kjo është e vërteta. Në qytete të mëdhenj dhe të zhurmshëm ka vende të caktuara si parqe të vogla., të gjelbëruara dhe me pak qetësi, ku qytetari të ulet e të relaksohet. Mungesa e këtyre hapësirave shton stresin dhe e rëndon psikologjikisht njeriun. Mungesa e këtyre "oazeve qetësuese" e dëmton dhe lodh pa kuptuar qenien njeri dhe kjo gjë është e vazhdueshme, vret heshturazi.
Teper vone. Po e kerkojme me shume mundim kapitalizmin por nuk kemi per ta gjetur kurre.