
Puna në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë po vijon. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet ku thotë se kanë përfunduar nënkalimet dhe janë realizuar 60% e veprave të artit.
“Mirëmëngjes, dhe me kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, faza e parë, ku kanë përfunduar nënkalimet e janë realizuar 60% e veprave të artit, e ku puna vijon intensivisht për një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian të transportit, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.
Lini një Përgjigje