Shqipëria do të aplikojë një model të ri për punësimin sezonal në turizëm, i ngjashëm me skemën e Kroacisë. Strategjia e miratuar së fundmi synon të rrisë qëndrueshmërinë e forcës punëtore të kualifikuar, duke garantuar mbështetje financiare për punonjësit gjatë periudhave kur nuk janë aktivë.
Qeveria parashikon krijimin e një kuadri të qartë ligjor, që do të detyrojë punëdhënësit të ruajnë stafin për sezonet pasuese, ndërsa punonjësit do të përfitojnë kompensim, sigurime shëndetësore dhe ndihmë ekonomike të bazuar në pagën mesatare.
Nisma do të nisë me sektorin e turizmit dhe hotelerisë, por mbështetja financiare mund të shtrihet edhe në industri të tjera me karakter sezonal. Kjo pritet të sigurojë stabilitet më të madh për punonjësit, si dhe forcë të gatshme punëtore për bizneset gjatë çdo sezoni./TemA
Super! Eshte sistem i perdorur me sukses ne mbare Europen. Ne nje vend te vogel dhe te boshatisur si Shqiperia keto jane riforma te shumepritura. Eshte menyra me e mire per te krijuar turizem cilesor dhe njekohesisht reforme kunder boshatisjes se vendit. Njekohesisht te krijohen shkolla turizmi, studentet te punojne gjate veres dhe gjate dimrit te shkollohen ne zanat. Zanati dhe bujqesia krijojne pune ne vend dhe krijojne zhvillim te qendrushem dhe jo spekulativ. Ju uroj nga zemra suksese per kete reforme!
Leket per shkollim ne zanat dhe per muajt pa pune tu merren bizneseve te turizmit. Eshte nr te miren e tyre edhe nese nuk e kuptojne. Per me teper qe tokat ku kane ngritur bizneset e tyre i kane vjedhur ne menyre te paturpshme nga pronaret autoktone. Per me teper qe kam degjuar qe nuk paguajne taksa per 10 vitwt e para.. Perse keshtu? Hiqini taksat tek bujqesia dhe toka, hiqni taksat tek punonjesit e shendetesise qe u bie bretku ne sherbim te popullit.
sikur te zbatonin dhe modelin Zelandez per tufezimin e gjese se gjalle sa mire do te ishte...
Baza fillon me krijimin e shkollave profesionale per sectoriel e hoteleris, restorante dhe turizem, ne te njejten kohe krijohet kuadri ligjor per punesimin e punonjeseve sezonal ne kete sektor. Format dhe menyrat jane te shumta, rendesi ka qe punojnesit te gjejne mundesine qe te kene nje te ardhme sa me te sigurte, pronaret te kene krahun e punes se kualifikuar, dhe shteti te mbledhi taksat ne menyre sa me te drejte per zhvillimin e vendit.
Po shkruani per viti 2050 po ishim gjall.
ka shume llafe dhe pak deshire per te bere dicka te mire .....
Aha Fox Me duket se ke te drejte! Kane kaluar 35 vjet dhe akoma nuk eshte kaluar tranzicioni, akoma nuk eshte kthyer prona tek pronari etc etv Shpresa eshte e fundit qe vdes.
Po kostot kush do i paguaje? Privati, duke rritur me shume cmimet? Apo shteti, duke shtuar taksat? Po per periudhen 8 mujore tetor-maj cfare do beje punonjesi sezonal ? Ne kafene, duke mbjelle ullinjte e grekut, apo duke aplikuar per ne Gjermani? Po pagesa si perhere ne te zeze dhe rroga nen dore? Qeveria thjesht te laje gojen para se te flase per modelin kroat!
Nese shteti kunksionon, nuk lejon pagesa ne te zeze. Kam punuar vete ne te zeze dhe jo nga qejfi, por e vetmja menyre per te punuar me status studenti. Eshte gabim, vitet kalojne dhe ato vite nuk llogariten per pension. Shteti mund te gjej zgjidhje plot, si per gjetjen e lekeve dhe si per angazhimin e punetoreve te turizmit. Mund te shkollohen ose te punojne ne nje sektor tjeter ose femrat thjesht mund te rrine ne shtepi se puna nuk mungon per to. Zgjidhje ka plot, por duhen mendje analitike dhe te ndritura. Lexoj shpesh artikuj nga opinionista qe perdorin fjale te bukura per tu treguar interesant, por shpesh jane kausha dhe artikujt e tyre pa pike llogjike dhe interesi. Duhet llogjike e jo fjale koti. Mund ta nisin me detyrimin te merren punonjes vendas e pastaj te tjera me rradhe.
Ideja baze duhet te jete: Te krijohet nje shoqeri e bashkuar dhe sa me e drejte. Pabarazia dhe padrejtesia sjellin egersi dhe trazira. Nga ana ekonomike turizmi dhe bujqesia duhet te kene perparesi. Drejtesia dhe arsimimi i vertete, ( ai qe te jep zanat e te hap orizonte te reja) Keto jane sfidat e medhaja. Pa drejtesi nuk ka shoqeri te drejte e te qete. Drejtesia nuk behet me spak model tangentopoli ne itali, perkundrazi. Po ky eshte muhabet i gjate.