Kryeministri Edi Rama shkruan se kanë nisur ndërhyrjet e nevojshme për të rritur sigurinë pranë shkollave që janë anës rrugës, me vijat e bardha, semaforë dhe mbikalime.
"Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, paralelisht me përgatitjet e tjera të materialeve mësimore po bëhen edhe ndërhyrjet e nevojshme për rritjen e sigurisë rrugore, (vijat e bardha, semaforë, mbikalime etj.) pranë të gjitha shkollave që janë anës rrugës dhe ku fëmijët kalojnë çdo ditë për të ndjekur orët mësimore”, shkruan Rama krahas fotove të publikuara në facebook.
Ka lezet
Rama qenka frymezuar prape! Viza te bardha me te kuqe ?!?! Ne asnje vend europian nuk i gjen, mbase ne afrike apo azi !
Po me vijat e bardha meret Mbreti yne,O mendon qe ky popull eshte injorant,Ose ti je duke enderruar Lizen ne boten e cudirave,Ky eshte fundi i cdo diktatori,Ky eshte lajm i mire per Shqipetaret o Mret
Ore po ne cilin vend te europes BE ose Jo BE kryeministri do te krenohej me vizat e bardha ne rruge, po kthehemi prapa ne kohe me duket
Jashtë standardit. Vini re gjerësinë e trotuarit anash: nuk munden të kalojnë dy fëmijë. Duhet gjithashtu një pengesë kur del nga dera e shkollës sepse fëmijët mund të dalin me vrap nga dera në vijat e kalimit dhe mund të përfundojnë në rrotat e makinës. Duhet ndriçim dhe sinjalizim i kalimit për këmbësorë si dhe pengesa në rrugë për uljen e shpejtësisë para kalimit.