WSJ zbardh planet e Ivanka Trump dhe Jared Kushner për “parajsën” në jugun e Shqipërisë

5 Tetor 2024, 17:18Sociale TEMA
WSJ zbardh planet e Ivanka Trump dhe Jared Kushner për

E përditshmja amerikane Wall Street Journal ka publikuar detaje të reja lidhur me atë që e etiketon si “aventura” e çiftit Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Ballkan, mbi të gjitha me një investim të majmë në ishullin e Sazanit.

Prej takimeve me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, e deri te detajet përmbyllëse të megaprojetit, WSJ ka hedhur dritë në publikim, për gjithçka ka të bëjë me projektin.

Shkrimi i plotë i WSJ:

ZVËRNEC, Shqipëri — Muaj pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë në 2021, Jared Kushner dhe Ivanka Trump kaluan një javë duke shijuar plazhet e Shqipërisë. Ata u ngjitën në shkallët e gurta të një teatri 2200-vjeçar të Butrintit, darkuan në një jaht me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe u “fiksuan” nga vizita në ishullin e vetëm të Shqipërisë. Aq shumë e deshën, sa menduan se do të ishte destinacioni i përsosur për të ndërtuar një hotel luksoz.

Udhëtimi në Shqipëri, u la aq shumë përshtypje, saqë kur Kushner u takua me Ramën disa muaj më vonë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, i bëri një propozim. Gjatë një kafeje, Kushner tha se ishte “shumë, shumë i hipnotizuar nga bukuritë e Shqipërisë”. Këto detaje i ndau kryeministri Edi Rama, i cili shtoi: Kushner më pyeti nëse do të kishte mundësi që të investonte në Shqipëri.

Rama dha bekimin e tij—dhe më shumë. Kushner, 43 vjeç, tani po punon për një projekt që do të kushtojë 1 miliard dollarë. Ai po negocion detaje me qeverinë e Ramës për të ndërtuar vila ekskluzive në Sazan, ishullin ushtarak që ai vizitoi, e cila më parë shërbente si një bazë për nëndetëset sovjetike.

Ishulli është i mbrojtur ekologjikisht. Por një ligj i ri shqiptar lejon ndërtimin e hoteleve, për sa kohë që ato janë të paktën pesë yje.

Që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, ku shërbeu si këshilltar i lartë i vjehrrit të tij, presidentit të atëhershëm Donald Trump, Kushner ka ndërtuar një perandori të re biznesi duke u anuar në lidhjet gjeopolitike. Kushner u mbështet në lidhjet me monarkët arabë për të mbledhur pjesën më të madhe të parave në fondin e tij privat prej 3.1 miliardë dollarësh. Kjo lëvizje ka ngjallur kritika nga republikanët dhe demokratët në Kongres.

Në Ballkan, Kushner iu drejtua liderëve të Shqipërisë dhe Serbisë për të zhvilluar biznesin e tij me prona të paluajtshme në toka publike pa pasur nevojë të kalonte nëpër ankande. Në Serbi, ai po ndërton mbi një memorial që qeveria thotë se do t’u kushtohej të gjitha viktimave të agresionit të NATO-s. Mbledhja e fondeve të Kushnerit dhe marrëveshjet e pronave me vendet e tjera, po nxisin frikën se ai dhe anëtarët e tjerë të familjes Trump mund të përfitojnë duke kultivuar marrëdhënie me liderët botërorë.

Por për Kushner nuk është kështu.

“Unë nuk mendoj se dikush ka thënë ndonjëherë se kam thyer ndonjë rregull ose nuk kam ndjekur ligjet e vendeve se ku dua të investoj, apo se kam qenë shumë skrupuloz duke e bërë plane. Kam mësuar gjatë kohës sime në qeveri se nëse e kaloj kohën time duke u përpjekur të jetoj në një mënyrë që zbut shqetësimet e kaq shumë njerëzve që nuk i respektoj, të cilët janë të motivuar nga politikat partiake, atëherë thjesht do paralizohesha.”

I pyetur se nëse Trump rikthehet në detyrë, a do ketë komplikime, Kushner u shfaq edhe vetë i paqartë: Ndoshta. Ndoshta do të ketë më shumë gjykim mbi mua sot sesa një vit më parë.

Por, ai gjithashtu tha nuk po distancohet nga fushata presidenciale. Nga zyra e tij në Majami, Kushner luan një rol informal si këshilltar.

“Jam aty për të ndihmuar dhe këshilluar Trump dhe ekipin e tij!”

Ai gjithashtu pranon çdo thirrje për të dëshmuar nga senatorët dhe kongresmenët. Por shton se nuk e ka në plan të rikthehet në qeveri.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe vajza 42-vjeçare e ish-presidentit, Ivanka Trump.

Jeta në Miami

Pasi Trump u largua nga detyra, Kushner dhe Ivanka Trump ishin të etur për të filluar një kapitull tjetër në jetën e tyre. Çifti dhe tre fëmijët e tyre – 8, 10 dhe 13 vjeç – u larguan shpejt në Miami. Ata morën me qira një apartament prej 7,000 metrash katrorë ndërsa rinovuan një shtëpi prej 24 milionë dollarëshnë  Indian Creek Island, një fshat hiper-ekskluziv në gjirin Biscayne, ku afërsisht tre duzina shtëpi formojnë një perimetër në formë patkoi rreth një fushe golfi. Tom Brady dhe Jeff Bezos janë fqinjët e çiftit.

Familja i kalon fundjavat kryesisht jashtë, duke bërë ski dhe shëtitje me varkë në gjirin që rrethon shtëpinë e tyre. Sa i përket karrierës, ndryshe nga i shoqi, Ivanka Trump zgjodhi që të mbante një profil më të ulët biznesi sesa bëri para 2017-ës. Ajo nuk bën më marrëveshjet e markës ose zhvillimit të hotelit Trump. Ajo nuk është e përfshirë shumë as me Affinity, e cila  është në pronësi të plotë të Kushner-it.

Stafi dhe këshilltarët e Affinity përfshijnë Richard Grenell, i cili mbante poste në administratën Trump, duke përfshirë atë të ambasadorit në Gjermani dhe të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, dhe Kevin Hassett, ish-këshilltarin ekonomik të Shtëpisë së Bardhë. Lista përmban gjithashtu ish-zyrtarin e lartë të sigurisë kombëtare të Lindjes së Mesme, Miguel Correa.

Edhe Kushner pasi la Shtëpinë e Bardhë iu rikthyer dashurisë së parë; investimit në pasuritë e paluajtshme, duke nisur nga Ballkani Perëndimor. Kushner pa një mundësi për investim. Çmimet e apartamenteve po lulëzojnë në Serbi, ndërkohë që së fundmi turistët janë vërshuar masivisht në plazhet me kosto të ulët të Shqipërisë.

Affinity synon të krijojë mijëra njësi hotelesh dhe apartamentesh vetëm disa minuta nga një aeroporti të ri ndërkombëtar që po ndërtohet pranë qytetit të Vlorës.

Marrëveshja me Serbinë

Grenell, i cili si i dërguari i Trumpit për Ballkanin ishte i afërt me presidentin serb, kishte kohë që kishte parë objektin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave në qendrën historike të qytetit të Beogradit, të cilin qeveria ka kërkuar ta rizhvillojë. Por ishte e ndërlikuar.

Vendi u bombardua nga NATO në vitin 1999 në mes të një përpjekjeje për t’i dhënë fund fushatës së spastrimit etnik të presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç në Kosovë. Grenell, i etur për të sjellë investime amerikane në rajon, i telefonoi Kushnerit disa muaj pasi Trump la detyrën për t’u përpjekur ta “shiste” idenë e tij.

Kushner dërgoi një punonjës, i cili ishte “i mahnitur” nga gjallëria e Beogradit. Në maj, Serbia tha se ra dakord për të dhënë godinën me qera për investimet e Kushner, i cili do “hedhë” 500 milionë dollarë.

Si kusht për rizhvillimin e një vendi në Beograd që NATO bombardoi në 1999, Affinity do të duhej të ndërtonte një memorial për ato që qeveria serbe i quan viktima të agresionit të aleancës euro-atlantike. Ky inkuadrim ka ngjallur polemika.

Clark, Wyden dhe amerikanë të tjerë kanë kritikuar idenë. Nacionalistët në qeverinë serbe e kanë kundërshtuan planin, sepse e konsiderojnë godinën një “vend të shenjtë”. Por është e vendosur! Qeveria serbe tha se marrëveshja do të ndihmojë në tërheqjen e më shumë investimeve të huaja në vend.

Një Mesdhe i ri

Në të njëjtën kohë që planet e Beogradit po ecnin mirë , Kushner po vështronte bregdetin shqiptar. Pas pushimeve të tij në jaht në 2021 dhe kafesë së tij në Davos me Ramën, ai zhvilloi pamjet e tij në dy pika ideale. Zgjodhi Sazanin – një ishull malor dhe një tokë private në gadishullin e Zvërnecit, aty ku dynden flamingot.

Sazani do të jetë më ekskluziv. Ishte ideja e Ivanka Trump për të futur “Aman”. Marka menaxhon resorte ultra-ekskluzive me dhoma që kanë tendencë të kushtojnë mbi 1000 dollarë nata. Vlad Doronin, një miliarder me origjinë sovjetike që drejton Aman, fillimisht u befasua nga ideja, por në fund u nënshkrua pasi dërgoi dikë për të vëzhguar vendndodhjen e ishullit. E kontantuar nga media amerikane, zëdhënsja e Aman nuk pranoi që të komentonte lidhur me planet e ndërtimit.

Aktualisht qeveria shqiptare po rishikon planet, por Rama ka qenë mbështetës i projektit që në fillim. Ai e quan Kushnerin mik dhe të dy shkëmbejnë mesazhe në WhatsApp.

“Nëse ky investim ndodh, do jetë një xhevahir në kurorën e Mesdheut”,-shtoi Rama.

17 Komente

  1. B
    Bregdeti

    Ashtu sic u shkaterruan qytetet bregdetare te shqiperis nga betoni ku qytete si Saranda jane nevojtore te mbedha qe derdhen ne det ashtu do shkaterohet edhe natyra bregdetare qe ka ngelur pa u betonizuar. KUSH ESHTE EDI RAMA QE KA TE DREJT TE SHES SAZANIN SIKUR TE JET PRONE E TIJA. TRADHTAR TE SHQIPERIS ISHIN DHE JANE ATA QE SHESIN TOKEN SHQIPTARE .

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbereshi

      A e kuptoni tani se kush ishte Enver Hoxha, ai qe nuk ju falte truallin shqiptar alabakeve miq te politikaneve shqiptare te ketyre 34 vjeteve, te shohim se kesaj rradhe do Gjykata kushtetuese do ta lere gjatoshin qe te fale trojet e Kristaqit ...

      Përgjigjjuni
    2. s
      sulejmani

      Ki Edvin Kristo Taq Rama i trajto 28 mijë metrat katror të republikes se shqipnise si me i pas prone te trashegume nga Kristo Taq Rama. Kjo osh kulmi, ja jep kujt tdoje, ia fal, ia dhan me qira, ia fal per nje euro...O perendi ci ke bo kto lloj krijesash me u nxjerr shkume goje popujve.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tema

        O TEMA E KENI MARRE VESH QE NE CLORE KA PERMBYTJE, BY PASSI ESHTE BLLOKUAR ETJ, APO NUK JA NXIRRNI TE PALARAT QEVERISE JU?! Media porno prostitute

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saleh

          Te ishte Saleh Sheçerr Berrusha do i kishte dhene edhe Arminen te cfrynin loqen

          Përgjigjjuni
        2. B
          Ben

          Mos I lejoni te bejne corap Sazanin! Shqiptaret nuk do kene asnje perfitim. Mbase Rama merr rryshfet!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Po

            Pse jo kur e vendos i pari ne si popull jemi dakort . E kemi pas kete nga koha e Turkut e zogut e xhaxhit . Popull pa shtylle kurrizore anemik.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Ptuh

              Nuk mjaftonte fashistja e mutit e Italise dhe sulltani i Turqise. Edhe keta dy shushunjat e Amerikes i duhen Shqiperise.

              Përgjigjjuni
              1. N
                NY emigranti.

                Jo 7.000 meter katrore po 7,000 sf (square foot). 7,000 sf : 9 = 777.7 yards . 777,7 yards: 1.094 = 610.9 meter katrore.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Banda

                  Injorance gazetareske. 7 000 metra katrore eshte fusha e futbollit ?!?!

                  Përgjigjjuni
                2. N
                  NO PASION

                  ME E BUKURA E KESAJ MARREZIE VJEN TANI...VERIU I SHQIPERISE QENDROI INDIFERENT TEK ZAPTIMI I TOKAVE NE HIMARE E SARANDE...BILES NE HIMARE DOLEN ME TEZEN ..HAJD MO NJE GREK ME PAK TE RASTI I BELERIT...MADJE KRIJUAN EDHE HUMOR ME HIMAREN TE TOP ALB RADIO ME NJE AKTOR I VETQUAJTUR KOL.....VETEM E VETEM QE NJEREZIT TE ARGETOHESHIN ME GREKET E HIMARES E TE HARRONIN VJEDHJEN E TOKAVE ME VKM SI INVESTITOR STRATEGJIK...BILES EDHE KUR NJE INJORANTE E QUAJTUR XHACKA I QUAJTI KOKEPALAR ME XHADRA PLAZHI NE DORE PRAP QENDRUAN INDIFERENT ..BILES U NGAZELLYEN PATRIOTIKISHT KUR DRITAN SHAKOHOXHA HOQI KOSTUMIN E KOMENTATORIT SPORTIV DHE VESHI OPINGAT E I DOLI ZOT HIMARES SHQIPTARE DUKE JA HEDHUR VOTEN NJE GREKU SI TAVO...PRAP KOLA BENTE HUMOR ME GREKET E HIMARES....OR KOL FRAKULLA PO TANI QE SULLTANI DO JAP TOKAT TUAJA ME 1 EURO....ME VKM INVESTITOREVE STRATEGJIK ......CFARE MERITONI NGA HIMARA SHQIPTARE POR PER INTERESIN TUAJ JU DUHEJ HIMARA GREKE DERI NE ZGJEDHJE SE TANI U BE PRAP GREKE ME VANGJEL TAVON...KJO QUHET KARMA I DASHUR KOL...

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Banda

                    Komenti i dites... Investotori strategjik i ben dokumentat e pronesise "brenda nates". Himariotet kane 30 vjet dhe akoma i kane "ne perdorim". Kur vidhen te tjeret, nuk na plas trapi, bile tallemi dhe bejme humor. Tani qe erdhi hajduti te dera ime...Obobooo c'na gjeti...

                    Përgjigjjuni
                  2. K
                    Kris

                    Kete ceshtje nuk mund ta spjegoje Merua por vetem pronari Edvin ne New York ne mbledhjen e keshillit te sigurimit te kombeve te bashkuara. Duhet sqaruar se kushneri do te jete invesitor strategjik apo jo,Sa do jete fatura e popullit shqiptar per strategun kushner etj Fol Edvin te lumte goja,fol e fal trojet tona

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vlonjati

                      Cfare media prostitute. … Shkruajne per qelbesirat ne Dibai dhe nuk shkruajne per permbytjet ne Vlore… pty rrace e ndyre te shitur e tradhetarë

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vlora.Vlora

                        Rama kurva e rilindjes ,mos i gezofte ai qorri yt

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          RAIFI

                          Po shitet Shqipëria copë-copë.U shit nafta,u shiten minierat,u shkatrruan fabrikat,uzinat,kombinatet,tani kanë filluar të shitën edhe tokat,vendet më strategjike.Kaher ,në emër të demokracisë u shkatrrua Ushtria Shqiptare,pastaj nëpër TV të paguara nga serbët e grekët filluan të dekonspirohen objektet ushtarake,depo,aeroporte Qendra Komandomi,qytete të nëndheshme për të cilat ky popull investoi miljarda e miljarda dollar.Dhe objekte të tilla kanë të gjitha vendet evropiane edhe ato ballkanike ,po ndërtojnë dhe të reja por dekonspiruar është vepër e rënd penale dhe siguron të ndodh.Ç'po ngjan me ne jemi totalisht të dirigjuar nga agjenturat e huaja apo jemi halabak që veq dhuna e Enverit na mbajti të disiplinuar.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bjondi nji Sex Bomb qi duhet penetru nB

                            =========== o )o(

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje