Xavi iu përgjigjet kritikëve: Nëse Real Madridi fiton 1-0 shihet si festë kombëtare...

4 Mars 2023, 19:39Sport TEMA

Xavi iu përgjigjet kritikëve: Nëse Real Madridi fiton 1-0 shihet

Xavi Hernández ka folur pasditen e sotme para mediave sesi skuadra e tij, kryesuese e La Liga-s, arrin në udhëkryqin e kampionatit, që korrespondon me javën e 24-t, ndeshjen kundër Valencias. Trajneri katalanas ka “viktima” të konsiderueshme; nuk mund të llogarisë Gavi, për shkak të kartonave, as të lënduarit Pedri, Lewandowski dhe Dembélé.

Ndeshja – “Ne presim një rival me të cilin duhet të jemi dominues. Valencia mbron mirë me Baraja, luan futboll intensive dhe të shpejtë në tranzicion. Shpresojmë të jemi më të rregullt në sulm. Ne duam tri pikët”.

Klasikja me Real Madridin – “Ka gjithmonë zhurmë, sepse po flasim për Barçën. Jemi të qetë, por ka gjëra për t’u përmirësuar. Nesër është momenti i së vërtetës”.

Kritikat – “Nga brenda, ne bëmë një analizë të ndeshjes. Real Madridi na vuri në presion, ne kërkuam pasime të gjata dhe nuk ia dolëm si duhet. Ka raste kur ndeshjet kundër rivalit të madh mund t’ju nënshtrojnë. Ne kërkojmë posedimin e topit me 60, 70 dhe 80%. Por edhe kundërshtari luan dhe mund t’ju dominojë. Ne luajtëm edhe në mbrojtje pa top, ishim të jashtëzakonshëm, por nuk është ajo që duam. Duam të gjenerojmë me topin, si ditën e Superkupës”.

Duke mbrojtur – “Ne nuk punuam për këtë. Nuk patëm kohë për t’u stërvitur. Ne praktikojmë lojën në pozicion, gjëja më e rëndësishme. Ne duam ta kemi topin. Vetëm në një ose dy ndeshje nuk e kemi pasur kontrollin që kur kam kam ardhur trajner këtu. Të bësh një analizë për një ndeshje të vetme është e ekzagjeruar”.

Koundé – “Ai preferon të luajë në qendër, por janë rrethanat e ekipit. Ai bën mirë, sulmojmë në një mënyrë dhe mbrohemi në një mënyrë tjetër. Është një garanci për ne, nënshkrim spektakolar për Barçën. Po bën paraqitje të shkëlqyera”.

Posedimi – “Unë shoh që ka pasur një trazim. Barça është klubi më i vështirë në botë. Ne mundëm 1-0 Real Madridin në shtëpi dhe nuk është diçka bindëse. Nëse do të ishte e kundërta do të konsiderohej festë kombëtare. E thashë tashmë vitin e kaluar: Te Barça duhet të fitosh dhe të bindësh me lojë. Ky është qëllimi ynë, por kundërshtari ishte kampioni aktual i La Liga-s dhe Champions League. Ky është futbolli”.

Sergi Roberto – “Ndihem shumë i lumtur, është një lajm i madh që rinovoi. Është një futbollist i jashtëzakonshëm. Ne e vlerësojmë shumë, edhe si person. Ai është një garanci. Tani le të shohim nag Busquets, do të varet nga ai rinovimi”.

Lewandowski – “Të fitojmë pa Pedri, Robert, Ousmane është sukses i madh. Mos harroni se fituam pa ta në një fushë si “Bernabéu”. Skuadra është bllok, ne të gjithë duam të fitojmë. Është thelbësore që me dëmtime të rëndësishme të fitojmë në fusha të vështira”.

Lini një Përgjigje