Departamenti i Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dhe në bashkëpunim me zyrtarë të zbatimit të ligjit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, goditën një skemë mashtrimi për ofrimin e bursave për studentët, për studime në SHBA.
Në vijim të hetimove, Policia ushtroi kontroll në banesën e shtetases V. L., zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.
Shtetasja V. L. është vënë në hetim, bashkë me shtetasen K. J., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e bursave për studentët, për të studiuar në universitetet e SHBA-së, nëpërmjet projektit të njohur si “Let’s Talk Together About US24.”
Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë skemë mashtrimi.
Kush eshte kjo V.L se na plaset shpirtin duke vene iniciale. Ose nuk keni informacion te sakte,ose mundoheni ti kamufloni,se mund te jene njerzit tuaj. Me mire mos jepni lajme te tilla
Valentina Lamaj dhe Klotilda Jaupi https://iconstyle.al/mashtronin-nxenesit-me-bursa-ne-hetim-drejtoresha-e-qemal-stafa-dhe-nje-tjeter/
Nuk ka vjedhje keto 10 vjet pa ndonje zyrtar ministrie sigurisht socialist se demokratet tashme te persekutuar jane neper shtepi.Ama fajet i ka opozita bashk me Saliun.