Zhurma e madhe rreth Shtetit Sovran Bektashi – Çfarë dihet deri tani?

23 Shtator 2024, 09:30Sociale TEMA
Zhurma e madhe rreth Shtetit Sovran Bektashi – Çfarë dihet

Nga Vitjon Nina

Një lajm i beftë dhe një zhurmë e madhe mediatike e krijuar, pasuar nga disa sqarime dhe rrethuar ende me paqartësi të mëdha për çfarë pret.

Në dy ditë të fundjavës, bektashinjtë u kthyen në qendër të vëmendjes në Shqipëri dhe për këtë, “meritën” e ka përmendja e formimit të një Shteti Sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë.

Praktikisht, një lloj “Vatikani” brenda kryeqytetit shqiptar.

Lajmi erdhi fillimisht nga Amerika e largët, përmes një publikimi të prestigjiozes New York Times, por që shkaktoi shumë zhurmë në vend.

Sipas komentit të NYT, nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë ky shtet do të jetë më i riu dhe më i vogli në botë. Ndërsa, kryeministri Edi Rama, shpalosi planin për ta emërtuar “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”.

“Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, Rama për NYT: Një shtet i ri mysliman brenda Tiranës

Vetë Baba Mondi tregohet në artikull deri diku i rezervuar fillimisht për atë çfarë mund të jetë administrativisht ky shtet në ide, por interesi i lartë publik bëri që ai të reagojë mbi çështjen.

Ai i ka shpjeguar disa detaje, duke përmendur se edhe asministrativish, funksionimi do të jetë i ngjashëm me atë të Vatikanit, ashtu si Albanian Post bëri me dije në një artikull shpjegues të mëhershëm.

Teksa, në thelb, ai artikulon se nuk është thjesht çështje e ngritjes së një shteti sovran, por e promovimit të vlerave fetare dhe paqes e tolerancës.

Si e përshkruan Baba Mondi këtë entitet të ri, i cili mund të ngrihet në periferinë lindore të Tiranës, aty ku edhe ndodhet Kryegjyshata Botërore, të cilën ai e drejton?

Një shtet Bektashi brenda Tiranës – Si mund të funksionojë?

Në fjalët e tij:

“Njohja e sovranitetit është një moment transformues për Urdhrin Bektashi. Do të na lejojë të mbrojmë dhe avancojmë misionin tonë shpirtëror për promovimin e paqes, tolerancës dhe dashurisë për njerëzimin në shkallë globale.

Krijimi i Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi do të na japë autonominë për të vazhduar punën tonë pa ndërhyrje, duke na mundësuar të qeverisim çështjet tona fetare dhe administrative njëlloj si Vatikani. Ky kapitull i ri për komunitetin bektashi siguron që zëri ynë, i cili ka mbrojtur prej kohësh moderimin dhe dialogun ndërfetar, do të rezonojë më fuqishëm në mbarë globin.

Për besimtarët tanë, kjo nuk ka të bëjë me pushtetin politik apo blerjen e tokës. Ka të bëjë me forcimin e misionit të Urdhrit Bektashi për moderimin shpirtëror dhe mbrojtjen e praktikave tona fetare.

Shqipëria ka qenë historikisht një fener i bashkëjetesës fetare dhe ky hap është një dëshmi e natyrës largpamëse të qeverisë shqiptare nën udhëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili pranoi rëndësinë e dhënies së hapësirës për të vazhduar promovimin e paqes.

Për komunitetin tonë në mbarë botën, është një moment krenarie dhe ripërtëritjeje, duke forcuar identitetin dhe praninë tonë në skenën globale”.

Nuk mjafton kjo gjithsesi, pasi në opinion ka ende paqartësi. Ka dyshime për arsyet e vërteta të një ideje të tillë. Ka edhe lajme të rreme në qarkullim të shpejtë, përmes portaleve të ndryshme, të cilat përhapin informacione keqdashëse për klerin bektashi.

Aq, sa i detyron këta të fundit të dalin me një sqarim të radhës.

Përmes një komunikate për media, Selia Botërore e Bektashinjve ka treguar se e mirëpret shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht sovran, duke sjellë një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes.

Kryegjyshata e Bektashinjve: Iniciativa për sovranitet, çast historik për tolerancën dhe paqen fetare globale

“Ky hap historik synon të njohë Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisës – i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore”, shkruhet në reagim.

Më tej, theksohet se Urdhri Bektashi, i njohur për mesazhin e tij të paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative.

“Kjo lëvizje do t’i mundësojë Urdhrit të forcojë rolin e tij në nxitjen e dialogut global ndërfetar dhe në kundërshtimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm në mbarë botën. Sovraniteti do të sigurojë mbrojtjen dhe pavarësinë e praktikave fetare të Urdhrit Bektashi dhe promovimin ndërkombëtar të këtyre vlerave”, përmendet.

Ndër të tjera, përfshihet në çështje edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili është edhe pjesë e artikullit të New York Times për këtë çështje.

Ai megjithatë e çon më lart akoma të gjithë, duke folur këtë herë nga foltorja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, gjatë Samitit për të Ardhmen.

Rama në OKB sjell Shqipërinë si shembull të mirë për globin

Përmend fillimisht rolin e rëndësishëm që Shqipëria luan për stabilitetin politik.

Më pas përmend ndihmën që shqiptarët i kanë dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më tej faktin se Shqipëria i ka dhënë botës shenjtoren Nënë Tereza.

E më tej akoma, tregon qartësisht mbështetjen e harmonisë fetare, duke e mbyllur me idenë e krijimit të Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi brenda Tiranës.

Në bazë të “frymëzimit të harmonisë fetare”, aty gjendet edhe ideja për ndryshimin që ky Urdhër mund të zhvillojë, duke u kthyer në një shtet të mirëfilltë sovran.

“Ky është parimi që i qëndrojmë dhe rrekemi të veprojmë për të transformuar qendrën e Urdhrit Bektashi në qendër të Tiranës si një qendër tolerance bashkëjetese”, thotë kreu i Qeverisë.

Teksa, diskutimi rreth gjithë gjësë, mbetet i hapur në opinion, pavarësisht shpjegimeve të dhëna…

6 Komente

  1. S
    Shkembi

    Horra qe u ngjan vetja te plotfuqishem! Shqiperia ka Zkushtetute me te cilen nuk mund te beni c’te doni. Pasojat e para do i ndjeni qysh ne zgjedhjet e ardheshme. Te tjerat, sipas radhes.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Ne fakt gjeja e pare qe duhet bere eshte te ndalet ajo ulerima e hoxhes maj minares ne gjuhe arabe, sikur jemi ne Lindje te Mesme dhe jo ne Europe. Ajo ulerime te ndalet me ligj menjehere, se eshte nje ndotje akustike dhe fyese per identitetin tone Shqiptar. Ndaj Parlamenti t emblidhet dhe te nxjerri nje ligj qe ajo ulerime nuk lejohet ne territorin Shqiptar. Ndersa ky Minishteti nuk ka pse te behet , sepse nuk eshte nevoja, per t ehapur diskutime te kota , jo keshtu po ashtu, kur nderkaq Shqiperia ka gjithe keto halle e probleme per jetesen e njerezve te thjeshte

      Përgjigjjuni
    2. B
      Ben

      Sic duket Rama ka vendiosur te ike nga pushteti se e di qe eshte i paafte te bej tjeter gje pervec pallavrave. Tani qe edhe miliona do te rrije e qete. Nuk ka shpjegim tjeter kjo lajthitje sepse nuk ka burre nene as referendum qe te kete pushtet te beje kete gje. As Enver Hoxha, apo Hitleri dhe Musolini nuk do te guxonin te nxirrin keto xhevahire nga goja. Me duket se tani do vijme per nja muaj me pushime ne emigrantet te rregullojme disa gjera se Shqiptaret ne Shqiperi paskan ikur per lesh!

      Përgjigjjuni
      1. S
        SELAMI ITALI

        Shqiperia me shumic myslymane 80% ,e meriton nje nisme te tille ,,,se u bem si kembet e dhise ,,,,jan bere me ema kauri ,,,gjerman anglez italan ,,,smeret vesh ,,,rremuj identiteti ,,,

        Përgjigjjuni
        1. G
          G

          Cfare jane keto idiotesira qe na degjojne veshet... e tmerrshme. C'fare qelbesirelliqesh po mundohen te fshehin me keto absurditete??? Po kush i le keto kurvat te bejne shtetin bektam.. ne mes te Evropes?? Kush?? Lehni pa fund dhe hani ...sa te kenaqeni!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Të hiqet Kanceri të shpëtoj Shqipëria

            Kryeshkërdhata që prodhon ngatërresa pa fund mes shqiptarëve.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje