Leicester është mundur 2-1 nga Preston, në ndeshjen e javës së dytë në Championship. Ajo që e bën të veçantë këtë ndeshje është goli i barazimit të përkohshëm për Leicester, shënuar nga talenti Jeremy Monga.
Ai është vetëm 16 vjeç dhe me golin e shënuar sot ka shkruajtur emrin në historinë e futbollit anglez. Jeremy Monga bëhet lojtari më i ri që ka shënuar ndonjëherë në historinë e Championship.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Jude Bellingham, 16 vjeç e 63 ditë, ndërsa Jeremy Monga është vetëm 16 vjeç e 37 ditë. Talenti i ri i Leicester konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe shumë shpejt, ndoshta që në merkaton e janarit, pritet transferimi i tij te ndonjë klub i madh.
Leicester shihet si një nga ekipet favorite për t’u rikthyer në fund të këtij sezoni në Premier League dhe ndoshta përvoja e fituar këtë sezon, mund ta ndihmojë shumë Jeremy Monga, para se të transferohet te një klub tjetër.
Me mbiemrin Monga nuk ekziston asnje familje me taba ne Angli drejtohuni per nga Afrika dhe na sqaroni.